Isak Rufati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Isak Rufati
Lindur më31 Janar 1959
Odëri, Komuna e Tearcës, rajoni i Tetovës, Maqedoni
Vdekur më5 Qershor 2001
Rruga GajreShipkovicë, Komuna e Tetovës, Maqedoni
Në aleancë me Republika e Maqedonisë
Shërbimi/dega Ushtria e Republikës së Maqedonisë (ARM)
Vite shërbimi1992 – 2001
GradaRreshter i lartë i ARM-së
Betejat/luftratLufta e vitit 2001 në Maqedoni

Isak Rufati (31 Janar 19595 Qershor 2001) ishte një ushtar shqiptar dhe rreshter i lartë i Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë (ARM-së), i cili mori pjesë në Luftën e vitit 2001 në Maqedoni dhe luftoi përkrah Ushtrisë Maqedonase kundër Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK-së). U vra në një sulm nga UÇK-ja më 5 Qershor 2001 sëbashku me 4 ushtarë të tjerë maqedonas në rrugën GajreShipkovicë gjatë Luftës së vitit 2001 në Maqedoni. UÇK-ja nuk e dinte për këtë, për shkak se ai ishte i veshur me uniformën e Ushtrisë maqedonase në ditën e vrasjes së tij.