Jump to content

Operacioni në Karpallak

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Pritë në Karpalak)

Operacioni në Karpallak ishte një operacion i kryer nga ana e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK-së) më 8 Gusht 2001 në fshatin Karpallak, Maqedoni, që rezultoi në vrasjen e 10 ushtarëve maqedonas të Ushtrisë Maqedonase. Ata u qëlluan kur kamioni i tyre mori flakë nga një breshëri plumbash dhe mortajash në autostradën kryesore midis Shkupit dhe Tetovës. Trupat, përfshirë dy oficerë, ishin duke shkuar për të përforcuar një bazë ushtarake në Tetovë. Ishte një nga operacionet më të suksesshme të kryera nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare. Ky operacion ishte një hakmarrje për vrasjen e 6 luftëtarëve shqiptarë të UÇK-së nga policia maqedonase një ditë më parë, të cilët u vranë në gjumë në një shtëpi në lagjen Gazi Babë të Shkupit.

Operacioni në Karpallak
Pjesë e Lufta e vitit 2001 në Maqedoni
Data8 Gusht 2001
Vendodhja
Pasoja Fitore e UÇK-së
Palët pjesëmarrëse
Ushtria Çlirimtare Kombëtare Ushtria e Maqedonisë
Komandantët dhe udhëheqësit
Ali Ahmeti
Samidin Xhezairi
Sheval Etemi
Boris Trajkovski
Pande Petrovski
Nane Naumovski 
Njesitë e përfshira
Brigada 112 "Mujdin Aliu" Rezervistët nga garnizoni i ARM-së në Prilep
Fuqia ushtarake
80 luftëtarë 120 ushtarë
Viktimat dhe humbjet
Asnjë humbje

10 ushtarë të vrarë
3 të plagosur

  • 1 kamion i shkatërruar
  • 1 autobus i shkatërruar

Menjëherë pas sulmit, Forcat Ajrore Maqedonase fluturuan me avionë luftarakë mbi Karpallak në një shfaqje force dhe bombarduan fshatra me shumicë shqiptare në periferi të qytetit të afërt të Tetovës. Sulmi u pasua gjithashtu nga trazira antishqiptare në qytetin e Prilepit, që ishte vendlindja e dhjetë ushtarëve të vrarë maqedonas, në të cilat u dëmtuan dhe u shkatërruan shumë prona të shqiptarëve, duke përfshirë një xhami. Vdekja e ushtarëve maqedonas bëri që presidenti maqedonas Boris Trajkovski të shkarkojë shefin e shtabit të ARM-së Pande Petrovskin nga posti i tij, shkarkimi i katërt i tillë në më pak se dy muaj. Disa ditë më vonë, qeveria maqedonase, zyrtarë dhe përfaqësues të UÇK-së nënshkruan Marrëveshjen e Ohrit, duke i hapur rrugën përfundimit të konfliktit.