Privatësia në internet
Privatësia në internet përfshin të drejtën ose mandatin e privatësisë vetjake në lidhje me ruajtjen, me ri-qëllimin, me ofrimin e palëve të treta dhe me shfaqjen e informacionit që i përket vetes nëpërmjet internetit. Privatësia e internetit është një nëngrup i privatësisë së të dhënave. Shqetësimet për privatësinë janë artikuluar që në fillimet e ndarjes së kompjuterëve në shkallë të gjerë dhe kanë të bëjnë veçanërisht me mbikëqyrjen masive.
Privatësia mund të përfshijë ose informacion personalisht të identifikueshëm (PII) ose informacion jo-PII, siç është sjellja e një vizitori të faqes në një faqe interneti. PII-ja i referohet çdo informacioni që mund të përdoret për të identifikuar një individ. Për shembull, vetëm mosha dhe adresa fizike mund të identifikojnë se kush është një individ pa e zbuluar emrin e tij, pasi këta dy faktorë janë mjaft unikë për të identifikuar një person specifik në mënyrë tipike. Forma të tjera të PII-së mund të përfshijnë të dhënat e gjurmimit GPS të përdorura nga aplikacionet, pasi informacioni i udhëtimit të përditshëm dhe i rutinës mund të jetë i mjaftueshëm për të identifikuar një individ.
Është sugjeruar se "apeli i shërbimeve online është transmetimi i informacionit vetjak me qëllim". Nga ana tjetër, në esenë e tij "Vlera e privatësisë", eksperti i sigurisë Brus Shnajer thotë, "Privatësia na mbron nga abuzimet nga ata që janë në pushtet, edhe nëse nuk po bëjmë asgjë të keqe në kohën e mbikëqyrjes."