Jump to content

Psikoanaliza

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Psikoanalizë)

Psikoanaliza është një tërësi teorish psikologjike dhe psikoterapeutike që bazohen mbi veprat e Sigmund Freud-it në vitet 1880-të kur përpiqej të trejtonte individë të diagnostikuar me çrregullime neurotike apo histerike.[1][2] Freudi besonte se këto lloj çrregullimesh vinin si pasojë e shtypjes së mendimeve dhe dëshirave seksuale nga ana e individëve në fjalë.

Premisa themelore e teorive psikoanalitike është se pjesa më e madhe e simptomave psikologjike janë pasojë e shmangjes që ne u bëjmë të vërtetave të pakëndshme rreth vetvetes.

Psikoanaliza në ditët e sotme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në ditët e sotme psikoanaliza është një fenomen anësor dhe pothuaj i papërfillshëm në fushat shkencore psikologjike, psikiatrike dhe mjekësore, meqë nuk i ka bërë dot ballë hetimit empiriko-shkencor.[3][4][5] Seksualiteti i shtypur, interpretimi i ëndrrave dhe e pandërgjegjshmja kolektive janë ndër idetë e teorive psikoanalitike dhe që janë përgënjeshtuar (falsifikuar) në eksperimente të kontrolluar.

Përveçse si jo-shkencore, psikoanaliza është klasifikuar edhe si pseudo-shkencë sepse nuk mund të falsifikohet (sipas K. Popper).[4][5] Filozofi i mirënjohur i shkencës, Karl R. Popper e klasifikon psikoanalizën si pseudoshkencë meqë ajo është e pafalsifikueshme (falsifiable).[4]

Megjithëse është tejet anësore në fushën shkencore psikoanaliza mbetet disi e përhapur në kulturën popullore, sidomos në fusha subjektive si letërsia dhe arti.[6]

  1. ^ Zamperini, A., Testoni, I. Storia del pensiero psicologico. In U. Galimberti,Enciclopedia di psicologia. Torino, Garzanti, 2001. fq. 1114
  2. ^ Gay, Peter. Freud: A Life for Our Time. Papermac, 1995, fq. xv, 32.
  3. ^ "French Psychoflap". Science 307 (5713): 1197a–1197a. 25 February 2005.doi:10.1126/science.307.5713.1197a
  4. ^ a b c Popper KR, "Science: Conjectures and Refutations", ribotuar tek Grim P (1990).Philosophy of Science and the Occult, Albany, pp. 104–110.
  5. ^ a b Webster, Richard (1996). Why Freud was wrong. Sin, science and psychoanalysis. London: Harper Collins.
  6. ^ Evans, Dylan "From Lacan to Darwin", The Literary Animal; Evolution and the Nature of Narrative, eds. Jonathan Gottschall and David Sloan Wilson, Evanston: Northwestern University Press, 2005.