Jump to content

Pyjet tropikale

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Pylli tropikal)

Pyjet tropikale ndryshe quhen edhe si pyje te pashkelura dhe konsiderohen vende me temeperature te nxehte dhe te lagesht. Ato shtrihen ne dy anet e ekuatorit. Ne pyjet tropikale bie shume shi 2000-4500 mm ne vit. Atje bimet rriten deri 50 metra lartesi dhe degozohen ne anen e parme te tyre. Ne pyjet tropikale gjenden shume lloje gjallesash me ngjyra te lloj-lojshme dhe disa shpend te vegjel te cilet quhen kolibra. Këto rajone perfaqesojne nje nga ekosistemet më të medha tokesore me një biom jetësor me rendesi per jeten e gjallesave ne toke.

Shkencëtarët jane perpjekur te zbulojne se si aktivitetet e njeriut kane ndikuar ne turbullimin e ciklit te azotit ne pyjet tropikale. Studimet ne dy zona ne Panama dhe Tailande tregojne proven e pare te efekteve afatgjate te ndotjes se azotit ne pyjet tropikale.

"Ndotja e ajrit eshte duke pleheruar pyjet tropikale me nje nga lendet ushqyese me te rendesishme per zhvillim", ben te ditur S. Joseph Wright, shkencetar i ekipit ne Institutin "Smithsonian Tropical Research" ne Panama. "Ne krahasuam azotin ne gjethet e thata te mbledhura ne vitin 1968 me azotin e gjetheve te reja te mbledhura ne vitin 2007. Perqendrimi i azotit ne gjethe dhe raporti i izotopeve te azotit eshte rritur ne 40 vitet e fundit, ashtu si ne nje tjeter eksperiment kur ne aplikuam pleh ne dyshemene e pyllit."

"Rrathet e pemeve tregojne nje afat kohor te dobishem per matjen e ndryshimeve ne permbajtjen e azotit ne dru", tha Peter Hietz nga Instituti i Botanikes ne Universitetin "Natural Resources and Life Sciences" ne Viene, i cili u perball me nje tiger teksa merrte mostrat e pemeve ne nje pyll muson, ne kufirin Tajlande-Maianmar.

"Ne gjetem se gjate shekullit te kaluar ka nje rritje ne nivelet me te renda te azotit mbi format e lehta, e cila na tregon se me shume azot shkon ne kete sistem dhe humbjet jane me te larta. Ne gjithashtu morem te njejtin rezultat ne nje studim te meparshem te rratheve te pemeve ne pyjet Braziliane me lageshti, keshtu qe duket sikur azoti i fiksuar nga njerezit, tani vepron ne disa nga zonat me te largeta te botes."

Dekadat e depozitimit te azotit atmosferik kane shkaktuar ndryshime te medha te bimet dhe tokat e pyjeve te buta ne Shtetet e Bashkuara dhe Europe. Nese pyjet tropikale do te perballen me pasoja te ngjashme eshte nje pyetje e rendesishme per te ardhmen e kerkimeve.