Qëndra Tregtare Univers
Lloji | Private |
---|---|
Industria | Tregtia me Pakicë |
Themeluar në | 2005 |
Zyrat qendrore | Tirana, Shqipëri |
Njerëzit kyç | Samir Mane (President i Balfin Group) and Elona Hametaj (MD) |
Prodhimi | Qendër Tregtare |
Faqja e internetit | www |
Hapja zyrtare e Qendrës Tregtare Univers QTU, u bë më datë 01 tetor 2005. Punimet u realizuan në bashkëpunim me firma të huaja me përvojë në fushën e ndërtimit për realizimin e qëndrave tregtare.[1] Qëndra në atë kohë kishte një sipërfaqe të mbuluar prej 23.000 m2, me sipërfaqe dyqanesh 11.000 m2, hypermarketi “EUROMAX” me sipërfaqe 4.000 m2 si dhe dyqani elektroshtëpiak “NEPTUN Shop” me sipërfaqe 1.500 m2, gjithashtu dhe 600 vënde parkimi, ku 300 prej të cilave ishin të mbuluara. Si pasojë e këtij suksesi dhe faktit që qëndra ofronte të gjitha kushtet dhe elementët bashkëkohore për konsumatorin, si dhe duke u mbështetur në kërkesat e shumta për hapësira tregtare nga kompani të ndryshme internacionale dhe vendase, bordi drejtues mori vendimin e rëndësishëm për të nisur shtesën e Qendrës Tregtare “UNIVERS”.[2]
Tani QTU e njohur gjerësisht nga konsumatorët, ka një sipërfaqe të ndërtuar rreth 47,000 m2, prej të cilave rreth 22,042 m2 janë sipërfaqe dyqanesh, 1,000 vende parkimi prejt të cilave 600 të mbuluara. Hypermarketi “Carrefour” është rritur me rreth 50 % duke arritur një sipërfaqe rreth 6,000 m2. Gjithashtu “NEPTUN ” ka arritur sipërfaqen prej 2,500 m2.
Pas 5 viteve funksionim, QTU është tani një emër i famshëm në vend. QTU është transformuar gradualisht në një vend ku familjet jo vetëm bëjnë pazar por edhe kalojnë disa momente argëtimi. Mbajtja në fokus të vazhdueshëm të saj, Fëmijët dhe familjet ka qënë një shtysë për futjen e koncepteve të ndryshme të zbavitjes duke organizuar lojëra të ndryshme për fëmijë çdo fundjavë si edhe aktivitete për klientët çdo muaj.[3] Së bashku me një gamë të gjerë dyqanesh, baresh dhe të një supermarketi, qëllimi ynë është që të lëmë vizitorët tanë të kënaqur në çdo rast. Me numrin më të madh të dyqaneve se në çdo qëndër tjetër në QTU e gjithë familja mund të zgjedhë dhe të blejë atë që dëshiron me çmimet më të mira, të argëtohet në ambjentet e këndshme dhe të shijojë një fundjavë fantastike me moment të veçanta çdo herë në QTU.
QTU të dhëna
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipërfaqe totale e qëndrës: 47.000 m2. Sipërfaqe totale e ndërtuar: 45.763 m2 (duke përfshirë garazh parkimi nëntokë) Sipërfaqe dyqanesh 22.042 m2. 85 dyqane të markave të njohura në mbarë botën Largësia nga qëndra e qytetit 6km/15min. Autobus nga qëndra e qytetit çdo 20min 8000 vizitorë në ditë 20.000 vizitorë në ditët e fundjavës 1000 vende parkimi 600 vende të mbuluara parkimi.[4]
Dyqanet e QTU
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Neptun
- Spar Hypermarket
- Mango
- Jumbo
- LC Waikiki
- ADIDAS
- Bonavita
- Buffalo
- etj.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Bashkia Tiranë - QTU (Qendra Tregtare Univers)". tirana.al. Marrë më 2022-10-28.
- ^ "Grupi Balfin në shifra, 5705 punonjës dhe 49,6 milionë euro paga e sigurime në 2019". Telegrafi. 2019-09-12. Marrë më 2022-10-28.
- ^ VGJ (2021-10-07). "QTU sjell për herë të parë "shopping festival"". Tv Klan (në anglisht). Marrë më 2022-10-28.
- ^ "Zbulohen detajet/ Ja si do të transformohet QTU, qendra e parë tregtare në Shqipëri". www.balkanweb.com. Marrë më 2022-10-28.