Jump to content

Qendra Juridike e Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Stafi i Zyrës

Në themelimin e saj, stafi i QJK-ës përfshinte këshilltarë internacionalë nga OSCE, dhe staf nacional që punonin së bashku. Duke ndjekur strukturën e saj të tanishme, QJK-ës është e përbërë tërësisht nga një staf lokal. Stafi profesional i QJK-ës përfshin një Drejtor, një Kordinator Programesh dhe tre Nënpunës të Projekteve. Numri i stafit të tanishëm është afërsisht 15 të punësuar, duke përfshirë avokatë dhe ekonomistë, staf administrativ dhe stafi ndihmës, praktikantë ndërkombëtarë, një shofer dhe rojet e sigurimit.

Bordi i Drejtorave i QJK-s

QJK-ës mbikqyret nga një Bord Drejtorash të cilët takohen 4 herë në vit. Antarët e tanishëm të Bordit të QJK-ës janë:

Zr. Haki Demolli, Qendra Juridike e Kosovës / Fakulteti Juridik i Prishtinës Zr. Carsten Weber, OSCE Zr. Isuf Berisha, Fondacioni Kosovar për Shoqërinë e Hapur (KFOS) Zr. Živojin Jokanovic, Avokat (Përfaqësues i Minoriteteve) Zr. Ejup Sahiti, Fakulteti Juridik i Prishtinës Zr. John Porter American Bar Association (ABA/CEELI) Znj. Karin Volkner, Këshilli Evropian (KE) Zr. Stefan Kruske, Zyra Gjermane, Prishtinë

Buxheti i QJK-s

Shpenzimet për startimin fillestar u ofruan nga OSCE në 2000. Deri në fund të 2004 OSCE do të vazhdojë të ofrojë pjesën më të madhe në fondacionin e QJK-ës. Përpara se kjo ndalesë e fondeve nga OSCE të ndodhë, QJK-ës ka marrë disa iniciativa me organizatat dhe agjencitë partnere lokale dhe internacionale. Lista e mëparshme dhe e tanishme e partnerëve të QJK-ës përfshin:

American Bar Association / ABA/CEELI Projekti Finlandez për të Drejtat e Njeriut Qeveria Gjermane nëpërmjet OSCE Zyra Gjermane në Prishtinë Fondi Marshall Gjerman i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (FMG) / Trusti Ballkanik për Demokraci

Fondacioni Kosovar për Shoqërinë Civile (FKSC) Fondacioni Kosovar për Shoqërinë e Hapur (KFOS) Zyra Zvicerriane në Prishtinë Departamenti për Zhvillimin Internacional i Anglisë (DFID) Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillimin Internacional (USAID) Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëpërmjet OSCE Banka Botërore

Shtrirja e larmishme e vetëdijes juridike, edukimit, trajnimeve dhe programeve të hulumtimeve të QJK-ës kanë nevojë për mbështetjen tuaj. Ju lutem konsideroni të kontriboni për zhvillimin e ligjit në Kosovë duke dhënë donacione për Qendrën Juridike të Kosovës!