Shko te përmbajtja

Qendrat historike të Beratit dhe Gjirokastrës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Qendrat historike të Beratit dhe Gjirokastrës
Vend i trashëgimisë botërore UNESCO
Berati (lart) dhe Gjirokastra (poshtë)
VendndodhjaShqipëri
KriteretKulturore: iii, iv
Referenca569
Shpallja2005 (Seanca e 29-të)
Shtojcat2008
Qendrat historike të Beratit dhe Gjirokastrës ndodhet në Shqipëria
Berati
Berati
Gjirokastra
Gjirokastra
Vendndodhja e Qendrave historike të Beratit dhe Gjirokastrës

Qendrat historike të Beratit dhe Gjirokastrës në qytetet e Beratit dhe Gjirokastrës, Shqipëri, janë caktuar një Vend i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO që në vitin 2005. Kufijtë e saj u zgjeruan në vitin 2008. Berati dhe Gjirokastra janë regjistruar si shembuj të rrallë të një arkitekture karakteristike, tipike e periudhës osmane. I vendosur në Shqipërinë jugore, Berati dëshmon për bashkëjetesën e bashkësive të ndryshme fetare dhe kulturore përgjatë shekujve. Ai përmban një kështjellë, pjesa më e madhe e të cilës është ndërtuar në shekullin e XIII-të, edhe pse origjina e tij daton në shekullin e IV para erës sonë. Zona e kështjellës numëron shumë kisha bizantine, kryesisht nga shekulli i XIII-të, si dhe disa xhami të ndërtuara nën epokën otomane duke filluar nga viti 1417. Gjirokastra, në luginën e lumit Drinos gjithashtu në Shqipërinë jugore, përmban një sërë shtëpish të jashtëzakonshme dykatëshe të cilat u ndërtuan në shekullin e XVII-të. Qyteti gjithashtu mban një pazar, një xhami të shekullit të XVIII-të dhe dy kisha të së njëjtës periudhë.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]