Jump to content

Qerim Panariti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Qerim Panariti (anglisht: Gerim Musa Panarity; Panariti, 1892 - 1976) ka qenë gazetar profesionist, editor i Diellit dhe sekretar i federatës panshqiptare "Vatra" në SHBA. Autor i një ditari me titullin Dritaret (1936-1959)

U lind në Panarit, prej ku në moshën 14 vjeç mërgoi drejt Shteteve të Bashkuara ku punoi në bujqësi, blegtori dhe ndërtim. U kthye në atdhe më 1911, por më 1916 shkoi edhe njëherë në Amerikë, ku u vendos në Boston dhe u njoh me motrat Qiriazi. E ndihmuan që të ndiqte Akademinë e Lirë të “Hitchcock” të Brimsfildit. Shërbeu në ushtrinë amerikane në Teksas.[1]

  1. ^ Zeneli, Petrit (22 maj 2021). "Qerim Panariti dhe një leksion gazetarisë së sotme shqiptare". telegrafi.com. Marrë më 4 janar 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)