Qukapiku i gjelbër
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Qukapiku i gjelbër | |
---|---|
Femer | |
Klasifikimi shkencor | |
Mbretëria: | |
Filumi: | |
Klasa: | |
Rendi: | |
Familja: | |
Gjinia: | |
Lloji: | P. viridis
|
Emri binomial | |
Picus viridis Linnaeus, 1758
|
Gjatësia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]31-33 cm, krahët e hapur: 40-42 cm.
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fluturon vrullshëm dhe papritur nga toka në një grumbull drurësh ose nga një fole milingonash në një livadh. Pjesa e pasme është ngjyrë e verdhë e shndritshme, kurse pjesa e sipërme e kurrizit ngjyrë jeshile. Ky qukapik njihet nga kurora e kuqe dhe fluturimet në formën e valëve. Edhe pse zakonisht takohet në pemë, mund të ndeshet shpesh edhe në tokë. Kur është në pemë, edhe nëse është duke kënduar, është e vështirë t’i gjesh vendndodhjen, ngaqë qëndron palëvizur në degë midis gjetheve. Të vegjlit kanë njolla të zeza në qafën dhe kraharorin me ngjyrë të bardhë.
Përhapja dhe habitati
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Jetojnë në pyje të hapur gjethegjerë dhe në parqe, më rallë edhe në pyje halore dhe në pyje të dendur.
Riprodhimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Foletë i vendos në zgavrat e trungjeve të pemëve. Femra lëshon 5-7 vezë që i ngroh për 15-17 ditë. Të vegjlit fluturojnë pas tre javësh.
Ushqimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kryesisht larvat, milingonat, ose insektet që i kapin duke hapur vrima në dru.
Zëri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]I fortë dhe i qartë, me gërvishtje hundore të tipit ”kju kju kju kjukjukju” ose një “kjukjukjukju” më e mprehtë.