Qyteti Stalin

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Monumenti i Stalinit në Qytetin Stalin

Qyteti Stalin quhej qyteti i Kuçovës gjatë diktaturës komuniste për nder të Stalinit deri më 5 janar 1991. Me zhvillimet politike të asaj kohe pasi u hoqën të gjitha imazhet, bustet e monumentet e Stalinit më 21 dhjetor 1990 nga Shteti komunist, u vendos dhe rikthimi i emrit të qytetit Kuçovë.

Vendimi i qeverisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qyteti “Stalin” të emërohet me emrin e mëparshëm, Kuçovë.” Ky vendim i Presidiumit të Kuvendit Popullor, me numër 349, i përket datës 5 janar 1991 dhe mban firmën e Ramiz Alisë e Sihat Tozës. Me përjashtim të pjesës hyrëse me rrethanat kushtëzuese të aktit ku renditet kërkesa e Këshillit të qytetit “Stalin”, mendimi i banorëve, neni 78 i Kushtetutës, propozimi i Këshillit të Ministrave për ndryshim e emërtimit dhe dispozitës fundore “ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.