Qyteza e Cakranit (Fier)
Qyteza e Cakranit (Fier) | |
---|---|
Lloji | Arkitekture |
Vendndodhja | Cakran, Rrethi i Fierit, Qarku i Fierit, Shqipëri |
Koordinatat | 40°36′36″N 19°38′01″E / 40.610039°N 19.633542°E |
Ndërtuar | Neoliti |
Organi drejtues | DRKK Durrës |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Përcaktuar | 15.01.1963 |
Nr. i referencës | FR022 |
Tipologjia | Vendbanim |
Qyteza e Cakranit (Fier) është një monument i trashëgimisë kulturore në Cakran, rrethi i Fierit, në qarkun e Fierit, Shqipëri.[1] Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "6, 15.01.1963".
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitet 1969 – 1970 u ndërmorën kërkime në vendbanimin e Cakranit, i cili është i pari stacion i neolitit të mesëm që zbulohet në territorin shqiptar. Në Thikëz u zbuluan dy horizonte banesash, i pari është në thellësinë 2–2.20 m, dyshemeja ka një sipërfaqe 21 m2 e në mesin e saj ndodhet një vatër me sipërfaqe 2.5 m2. Horizonti i dytë, banesa u gjet në thellësinë 1.60 m, me sipërfaqe 24 m2 dyshemeja e bërë me argjilë të ngjeshur e të pjekur. në mes vatra prej 3 m. Katrorë. Banesa e parë në jep të drejtën të mendojmë se ajo ka qenë e futur e gjitha në tokë dhe çatia ka qenë mbi sipërfaqen e tokës. Me kalimin e kohës muret e banesave kanë qenë pjesërisht të futura në tokë dhe pjesërisht mbi sipërfaqen e tokës, siç është horizonti i dytë. Në vendbanimin e Cakranit veglat fillestare të hershme të punës janë bërë prej guri, kocke, briri. Veglat prej stralli janë përfaqësuar me shumicë, pas tyre vijnë ato prej guri e më pak ato prej kocke e briri. në veglat e gjetura ka thika, shpuese, kruese, maja shigjetash të formave e madhësive të ndryshme. në përcaktimin e tipareve të kulturës në vendbanimin prehistorik të Cakranit, interes të madh paraqet qeramika, e cila përbën pjesën më të madhe dhe më të larmishme të kulturës materiale. Punimi duket që është bërë I tëri me dorë. Dallohen dhe mund të rindërtohen këto tipa enësh: - kupat. Që paraqiten në shumë variante dhe kanë pasur përdorim të gjerë. Ato nuk janë shumë të thella, ndryshojnë midis tyre nga përmasat. Diametri I tyre lëviz nga 14 cm deri në 28 cm. - Tasat, që hasen në dy variante. Tasa të thellë me trung konik, me diametër 14 – 19 cm, si dhe tasa të thellë me parete gjysmësferikë nga brenda. Këto forma ngjajnë me ato të Dalmacisë e të Etalesë në Greqi. Janë gjetur dhe disa enë të tjera, prej të cilave disa me vegje.[2]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I FIERIT (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 16 maj 2017. Marrë më 1 gusht 2017.
- ^ "Map - IMK WebGIS". imk.gov.al. IMK. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2019. Marrë më 13 tetor 2016.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ky artikull për historinë e Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |