Röyksopp

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Röyksopp
Röyksopp's Night Out, Berlin 2009.jpg
Të dhëna
PrejardhjaTromsø, Norvegji
ZhanretElectronica
Electropop
Downtempo
Vitet aktive1998 - prezentë
Shtëpitë diskografikeTellé, Wall of Sound, Astralwerks
BashkëpunimetAlanïa, Drum Island, Aedena Cycle, Those Norwegians, Robyn, Fever Ray
Faqja zyrtarewww.royksopp.com
AnëtarëtSvein Berge
Torbjørn Brundtland

Röyksopp është bend elektronik nga Norvegjia, i formuar në vitin 1998. Që nga themelimi, bendi është përbërë nga anëtarët Svein Berge dhe Torbjørn Brundtland.

Svein Berge dhe Torbjørn Brundtland ishin shokë shkolle në Tromsø, Norvegji. Ata eksperimentuan me forma të ndryshme të muzikës elektronike gjatë techno skenës në Tromsø para se të vazhdonin secili udhës së vet. Pas disa viteve, Berge dhe Brundtland u takuan përsëri gjatë "Bergen Wave" (valës Bergen) dhe formuan bendin Röyksopp. Pasi eksperimentuan me zhanre të ndryshme të muzikës elektronike, bendi u përqëndrua në skenën e electronica-s me albumin e tyre të parë, Melody A.M., i lansuar nëpërmjet kompanisë distributive Wall of Sound.

Röyksopp më së shumti kanë eksperimentuar me zhanret house, drum and bass, dhe zërat afro-amerikanë. Bendi gjithashtu është i njohur për performancat e elaboruara live.

Që nga lansimi i labumit të parë, bendi ka arritur sukses kritik dhe popullor në të gjithë botën. Röyksopp është nominuar për një Grammy Award, ka fituar shtatë shpërblime nga Spellemannprisen, dhe ka prodhuar albume që e kanë arritur kulminacionin në shtete të ndryshme, duke përfshirë edhe shtetin e tyre.

Diskografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Studio albumet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]