R. J. Palacio
Raquel Jaramillo Palacio | |
---|---|
![]() | |
Born | 13 korrik 1963 Queens, Nju Jork |
Pen name | R.J Palacio |
Partner | Russell Gordon |
Parents | Nelly Palacio Jaramillo, Marco Jaramillo |
Raquel Jaramillo Palacio (lindur më 13 korrik 1963) është një autore dhe dizajnere grafike amerikane. [1][2] Ajo është autore e disa romaneve për fëmijë, si libri Mrekullia, i cili u përshtat në film në vitin 2017. Aktorët kryesorë të filmit janë Julia Roberts dhe Owen Wilson .
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ajo e filloi karrierën e saj si ilustruese, duke projektuar kopertina librash për autorë të ndryshëm. Gjatë karrierës së saj ajo dizenjoi qindra kopertina, të librave fantastikë dhe të lloje të tjerë librash. Ajo gjithashtu ilustroi disa libra për fëmijë që i shkroi vetë. [3] [4] Ilustroi librat e saj të hershëm, të botuar me emrin R.J Palacio .
Pas suksesit ndërkombëtar të librit Mrekullia, Palacio botoi disa libra të tjerë për fëmijë. Botuar në vitin 2014, 365 ditë Mrekulli është një koleksion citatesh që nxjerrin në pah mirësinë , të ndërthurura me letra dhe emaile të shkruara nga personazhet në librin Mrekullia. "Auggie & Me" (shqip: Agustini dhe unë) është roman i botuar në vitin 2015 dhe përfshin tre tregime të shkurtra të shkruara nga këndvështrimi i miqve të Agustinit: Kristoferi, Sharlota, por dhe nga armiku i Agustinit, Juliani. Jemi të gjithë mrekulli (2017) është një libër me figura për lexuesit më të rinj që tregon historinë e Agustinit nga pikëpamja e tij. Së fundi, White Bird (2019) është një roman grafik që tregon historinë e Grandmère (frëngjisht, d.m.th gjyshe) të Julian-it kur ajo ishte një vajzë e re izraelite, e fshehur nga nazistët nga një familje në Francë gjatë Luftës së Dytë Botërore. [5] White Bird, do të dalë si film në tetor 2024. Luajnë Ariella Glaser, Orlando Schwerdt, Bryce Gheisar (i cili fillimisht luajti si Julian në filmin Wonder ), Gillian Anderson dhe Helen Mirren . [6]
Në vitin 2021, Random House njoftoi se romani i ri i autores Pony do të kishte një tirazh prej 500.000 kopjesh. Është romani i saj i parë që nuk paraqet personazhet nga universi Wonder.
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]E lindur në Nju Jork si vajza e emigrantëve kolumbianë, shkrimtarja ndoqi Shkollën e Lartë të Artit dhe Dizajnit në Manhattan dhe u diplomua për dizajn në Shkollën e Dizajnit Parsons . Ajo kaloi një vit në Universitetin Amerikan të Parisit, duke udhëtuar gjerësisht në të gjithë Evropën, përpara se të kthehej në Nju Jork. [7] Ajo aktualisht jeton në Karolinën e Veriut së bashku me bashkëshortin e saj Russell Gordon, një drejtor ekzekutiv arti në Simon and Schuster Children's Books, [8] dhe me dy djemtë e tyre Caleb dhe Joseph. [9]
Çmime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ajo ishte marrëse e çmimit Christopher për romanin Mrekullia në 2013, dhe e çmimit Dorothy Canfield Fisher për librin më të mirë për fëmijë në 2014. Mrekullia ishte në listën e bestseller-ve më të mirë të New York Times dhe ishte gjithashtu në listën master të çmimit Texas Bluebonnet. [10] Në Illinois, ai fitoi të dy çmimet Bluestem dhe Caudill në 2014. Ky libër ka marrë edhe më shumë çmime të tjera.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ride, Baby, Ride (1998)
- Dream, Baby, Dream!
- Last Summer: A Little Book for Dads (2004)
- Wonder (shqip: Mrekullia, 2012)
- The Extraordinary (2012)
- Auggie & Me: Three Wonder Stories (2014)
- 365 Days of Wonder: Mr. Browne's Book of Precepts (2014)
- We're All Wonders (2017)
- White Bird (2019)
- Pony (2021)
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Russo, Interview by Maria (2016-12-20). "R.J. Palacio and Meg Medina Talk Diversity and Children's Books". The New York Times (në anglishte amerikane). ISSN 0362-4331. Marrë më 2025-02-01.
- ^ "R.J. Palacio". Britannica Kids (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-02-01.
- ^ Tucker, Reed (2019-09-30). "Author R.J. Palacio: From 'Wonder' to her first graphic novel" (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-12-27.
- ^ Tucker, Reed (2019-09-30). "Author R.J. Palacio: From 'Wonder' to her first graphic novel" (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-12-27.
- ^ "R.J. Palacio". Britannica Kids (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-07-08.
- ^ "White Bird | Coming To Theaters October 4". White Bird (në anglisht). Marrë më 2024-07-08.
- ^ Tucker, Reed (2019-09-30). "Author R.J. Palacio: From 'Wonder' to her first graphic novel" (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-02-01.
- ^ Juris |, Carolyn. "The Publishing Veteran Behind Debut Novel 'Wonder'". PublishersWeekly.com (në anglisht). Marrë më 2025-02-01.
- ^ "author - R.J.Palacio". web.archive.org. 2016-08-09. Arkivuar nga origjinali më 9 gusht 2016. Marrë më 2025-02-01.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "ALL DOWNLOADS". Texas Bluebonnet Award 2013-2014 (në anglisht). 2012-12-01. Marrë më 2025-02-01.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

- IMDb (në anglisht)