Radio teleskopi
Radioteleskopi është një aparat matës që përdoret në radioastronomi, me ndihmën e të cilit mund të vëzhgohen trupa qiellorë, që rrezatojnë valë elektromagnetike në zonën spektrale të radiovalëve. Radioteleskopët zakonisht janë antena të lugëta e të drejtueshme që mund të përdoren veçmas apo në grupe.
Ne dallim me teleskopin e "rendomte", i cili prodhon imazhe te dukshme drite, një radio teleskop "shikon" vale radiore (rrezatuese) te lëshuara nga burime radiore.
Radioteleskopi me i njohur, që është edhe me i madhi, gjendet ne Arecibo, ne Porto Riko, me gjerësi prej 305 metrash. Radioteleskopi me i madh evropian, qe është edhe me i madhi i ndërtuar nga një antene e vetme e drejtueshme, gjendet ne Efelsber, te Gjermanisë, dhe ka një diametër prej 100 metrash.