Jump to content

Rafet rudi

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Rafet Rudi u lind në Mitrovicë më 1949. Studimet i kreu pranë Akademisë së Muzikës në Beograd. Diplomoi në degën e Dirigjimit ( 1973) dhe në degën e Kompozimit (l974). Studimet pasuniversitare (magjistraturën)i mbaroi në Sarajevë, kurse specializoi për një vit shkollor në Konzervatorin Nacional të Parisit në klasën e kompozitorit Claude Ballif. Në periudhën 1980 -1987 ishte dirigjent permanent i Korit profesional të Radiotelevizionit të Prishtinës. Merret me publicistikë. Ka mbi 300 shkrime të ndryshme (eseistikë, reçensione, kritikë etj.). Të botuar ka disa libra shkollor dhe librin teorik “Sprova estetike”. Aktualisht është Profesor në Akademinë e Muzikës në Prishtinë, ku ligjëron lëndën e Formave të muzikës dhe Kompozimin. Është udhëheqës i Qendrës Kosovare për Muzikën e Re dhe Drejtor i Festivalit Internacional të Muzikës së Re - REMUSICA.

Rudi është laureat i shumë shpërblimeve dhe mirënjohjeve (Çmimi i dhjetorit të Kosovës për krijimtari),1983;

Çmimi i Festivalit Internacional BEMUS, 1974;

Çmimi vjetor i SHKK për vitin 1982) etj. Veprat kryesore: Simfonia, Koncert për kitarë dhe orkestër harkor, Kohë koncertante për piano dhe orkestër

simfonik, Kuartet harkor, The return për mexosoprano dhe orkestër simfonik, Afresk

arbëresh III për sopran, kor,

2 piano, organo, recitator dhe shirit manjetik, Dialogues perdu për flautë, trio harkor dhe shirit manjetik, Rrojtja

për kitarë dhe orkestër harkor, Metamorfoza për flautë, piano, mexosoprano dhe orkestër harkor, Icare ubi es, për

mexosoprano, kor, 3 timpani, gong, tr-gl, 2 piano, Suite për kitarë, Song of Tana për clarinet dhe piano, Kuintet

“Antigonea”

për flautë, clarinet, violin, fagot dhe piano, Laudatio Funebris për piano dhe orkestër harkor, Reve

nostalgique - elektronike etj.

Veprat i ekzekutohen në Francë, Zvicër, Britani të Madhe, Itali, SHBA, Japoni, Shqipëri, Spanjë, Suedi, Bullgari,

Kroaci, Slloveni etj.