Raif Haziri
Ky 24 korrik 2008 nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Raif Haziri lindi në fshatin Depcë të komunës së Preshevës më 10 shtator 1958. Famlja e Raifit, për shkaqe të kushteve jo të mira ekonomike dhe largësisë së shkollës u shpërngul në Gjilan dhe këtu kreu shkollën fillore dhe shkollimin e mesëm. Po në Gjilan, në Shkollën e Lartë Pedagogjike, tash Fakulteti i Mësuesisë, ka studiuar gjuhën dhe letërsinë shqipe.
Në teatrin e qytetit të Gjilanit u angazhua, si amator në vjeshtë të vitit 1977. Mëqë kishte talent, e të cilin e kishte arritë përmes recitimeve të shumta gjatë shkollimit, ai i mbeti besnik teatrit prej atëherë. Shfaqja e parë në të cilën u angazhua ishte “Dasmë pa nuse” e Naum Priftit, regjinë e të cilës e bëri Muharrem Shahiqi. Raif Haziri ka asistuar edhe në regjinë e disa shfaqjeve, sidomos kur regjisor ishte Fetah Mehmeti. Ai ka xhiruar edhe dy shfaqje për fëmijë dhe një recital, me poezi të Demir Behlulit, për Televizonin e Prishtinës.
Aktualisht punon në Teatrin profesionist të Gjilanit si organizator dhe inspicient.
Veprat artistike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Role të interpretuara në teatër:
- Dasmë pa nuse-Spiro Devollin
- Monserati- Zvazolla
- Vdekja e turpshme-varrtari
- Bileta e llotarisë-shërbëtori
- Pas vdekjës-gazetari
- Princi i hijeve-roja
- Familja e shenjt-?
- Vekja e Gjergjizit-varrtari II
- Klasa e IV/5-Profesori
- As parë, as njohur…-Meci
- Shtëpia prej bore(shfaqje kukullash)-Qukapikthi
- Romeo e Xhulieta-Gllembajevi, e te tjeta
Role të interpretuara në film:
- UNKOSOVA-film i shkurtër
- Për ata-film i shkurtër
- Vëllau jem-film i shkurtër
- Turpi- film i shkurtër
- Nëntoka 1 dhe 2- filma të metrazhit të gjatë
- Koha e shirave- metrazhi i gjatë
Z.Raif Haziri perveq te gjithe ketyre filmave qe ka mare pjese ai fale aftesise se tije eshte persgjedhur si organizator ne shum filma e shfaqje.