Ramadan Dervishi
Ramadan Dervishi (1977, Gradicë, Drenas) është inxhinier i teknologjisë informative dhe shkencave kompjuterike, profesor universitar dhe anëtar i Institutit Alb-Shkenca.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ramadan Dervishi u lind më 1977 në fshatin Gradicë komuna e Drenasit. Shkollën fillore e kreu në Gradicë, e shkollën e mesme në gjimnazin “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në Drenas. Në vitin 1996/97 është regjistruar në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, ku ka përfunduar studimet themelore, pastaj ka vazhduar në nivelin master.
Gjatë periudhës se studimeve master ka publikuar punime shkencore në revista ndërkombëtare, dhe ka mbrojtur temën e nivelit master në lidhje me sigurinë e shënimeve në votimin elektronik rasti i Kosovës. Në vitin 2001-2004 ka qenë i angazhuar si zhvillues softueri në Qendrën e Prodhimit të Dokumenteve. Punon që 13 vjet si asistent dhe ligjërues në kolegje private në drejtimin Inxhinieri Softuerike ku ka ligjëruar lëndët: Arkitekturë e Kompjuterëve, Sisteme Operative, Ndërveprimi Njeri-Kompjuter, Inxhinieri Softuerike, Siguria e të dhënave dhe Bazat e avancuara të të dhënave. Në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike ka qenë asistent i angazhuar në lëndët Arkitektura e Kompjuterëve dhe në lëndën Qarqe Digjitale. Titullin Doktor Shkence në Inxhinieri Kompjuterike e mori në vitin 2022.
Sa i përket punës profesionale në industri ka përvojë pune mbi 22 vjet si programer dhe menaxher i sistemeve të IT-së me fokus në zhvillime dhe implementime të softuerëve dhe të platformave bankare. Ka marrë pjesë në shumë grupe punuese sa përket sistemit bankar të Kosovës, e gjithashtu ka qenë edhe implementues i drejtpërdrejtë i sistemit të pagesave ndërbankare bazuar në standardin ISO20022 në Republikën e Kosovës. Ramadan Dervishi ka punuar edhe si ekspert i jashtëm i angazhuar nga GTZ në përpilimin e planprogrameve të shkollave të mesme profesionale në Kosovë. Qe 9 vjet është i angazhuar edhe si ekspert i jashtëm në Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve. Në bankë punon qe 18 vjet si menaxher i IT-së. Ramadan Dervishi është bashkautor i një libri dhe i mbi 20 artikujve shkencorë. Interesat e tij kërkimore përfshijnë proceset dhe aplikacionet bankare, blockchain, por edhe financat. Përpjekjet e tij kërkimore përqendrohen në avancimin e njohurive dhe inovacionit në këto fusha, me synim për të përmirësuar praktikat ekzistuese dhe për të eksploruar mundësi të reja në dobi të industrisë dhe të shoqërisë në përgjithësi.[2] [3]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Ramadan Dervishi". scholar.google.com (në anglisht). Marrë më 2024-11-06.
- ^ Mustafa Ibrahimi (red.) Instituti Alb-Shkenca ndër vite 2002-2023 (Monografi), fq. 78, ISBN 9789951518208
- ^ "Ramadan Dervishi". ramadandervishi.academia.edu (në anglisht). Marrë më 2024-11-06.