Jump to content

Ramadan Krasniqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ramadan Krasniqi - DANI)
Ramadan Krasniqi
Emri i lindjesRamadan Krasniqi
Njohur edhe siDani
Lindi5 gusht 1958
PrejardhjaKosova Kosova
ZhanretPopullore
ProfesioniKëngëtar, Solist
Vitet aktive1973-prezent

Ramadan Krasniqi i njohur edhe si Dani (lindi më 5 gusht të vitit 1958Pejë), është një këngëtar shqiptar nga Kosova.

Arsimin fillor e kreu në Shkollën fillore "8 Marsi", të mesmen në gjimnazin ish "11 maji". Karrierën si këngëtar e filloi me orkestrinën "Vëllezërit Bakraqi". Pas shumë paraqitjeve si i ri, në grup me kolegët, për herë të parë si solo-këngëtar, u prezantua në mbrëmjen festive të pritjes së Vitit të Ri, 1973/1974, në motelin e atëhershëm me famë, "Dardania" në Pejë. Ka më se 34 albume muzikore te edituara në treg. Bashkëpunëtorët e tij të preferuar : Ilir Berani, Afrim Macula, Ylber Asllani, Valton Beqiri, Hivzi Krasniqi, Arsim Bunjaku. Mega-Hitet e njohura : "Magdallena" (1985) nga Ardian Rrusta, "Ti që fike shpirtin tim" (1995) nga Afrim Macula, "Tradhëtare" (2003) nga Ilir Berani, "Fjalët që na ndanë" (2005) nga Afrim Macula. Kënga "Tradhtare" (2003), shënon rekord të shitjes, si singel-cd, në karrierën e Danit, ku presupozohet se tirazhi i shitur ne treg ka qenë afërsisht 70 mijë copë.

“Valsi i tradhtisë” Kënduar live tregon aftësitë dhe profesionalizimin e tij, me zërin e kristaltë, të kthjellët si loti. Ndërsa me spektaklin “Këngët e shekullit” të organizuar nga TV Klan në Shqipëri, vërtetohet dhe një herë se çfarë kapaciteti ende te pa shtershëm ka i nderuari Dani.

Në karrierën e tij ka nxierrur rreth 34 albume[1].

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Revista "Dritarja"[lidhje e vdekur]