Jump to content

Ramadan Ramadani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ramadan Ramadani

Ramadan Ramadani (15 qershor 1944 - 9 tetor 2005) ishte piktorë kosovarë nga Ferizaji. Ai e përfundoi shkollën në vendlindjen e tij dhe në vitin 1967, ai u pranua në Institutin e Pedagogjisë në Prishtinë, ku studioi artet figurative. Gjatë studimeve, ai u shpërblye si "vizatuesi i vitit me stil të lirë".

Në vitin 1969, ai themeloi Shoqatën e Artistëve Figurativ të cilë e quajtë "Zef Kolombi". Në vitin 1974, ai u kthye në Prishtinë ku punoi në Radio Prishtina si gazetar dhe redaktor. Në vitin 1977, ai u pranua në akademinë e arteve ku diplomoi për dy vite. Pas diplomimit, ai u nderua për punën e tij dhe u pranua si anëtarë i Shoqatës së Artistëve Figurativ të Kosovës.

Një nga ekspozitave ku dy prej pikturave të tij u shitën ishte organizuar nga UNESCO. Ai vazhdoi të punoj në Radio Prishtin deri në vitin 1990, ku autoritetet serbe e mbyllën me forcë.

"Piktura ”Sfinga Ilire”, është për më tepër edhe një dëshmi e lashtësisë sonë mitologjike, të cilën, siç dihet, e përvetësuan, e tjetërsuan e madje edhe e asgjësuan shumë pushtuesit greko-romak, por edhe të tjerët. Megjithatë, thellë në mitrën e tokës e në mbamendjen e njeriut tonë, mbetet diçka konkrete, material e shpirtërore, që provon lashtësinë dhe autoktoninë tonë. “ Dicka t’mbet ndër ato t’mira/ Mbas dy mijë e më shumë vjet…” thotë poeti i ynë Ndre Mjeda. Dhe pikërisht këtë konstatim të poetit, piktori e inkuadroi në imazhin piktural, kundruall figurës së cekur mitologjike. Pra sfinksi me kokë vashe e me gjymtyrë shpendi, të cilin autori e nxjerr drejpërsëdrejti nga bota mitike e të parëve tanë, flet për antikitetin e qenies sonë kombëtare nëpër kohë dhe hapësirë. Me rastin e krijimit të kësaj pikture, autori ka pasur kujdes qe ajo dhe figura pa një krah, pra sfingsi i gjymtuar brenda pikturës, të komunikoj me të gjitha kohët dhe hapësirat shqiptare. Dhe mu për këtë, krahas imazhit ikonografik, në kompozicion implementon edhe mesazhin semantik, që me siguri kuptimëson edhe mesazhin e veprës në tërësi." Nga Mustafa Ferizi (një fragment nga teksti i publikuar në gazetën ditore Bujku-26 korrik 1997).

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]