Jump to content

Ramadan Shabani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ramadan shabani)

Ramadan Shabani i Kijeves 1865-1931. Është një nga figurat më të shquara në historinë shqiptare për zgjidhjen e ngatrresave e pajtimin e gjaqeve.

Ramadan Shabani rrjedh nga një familje e vjetër që ka ndarë pleqni disa brezni me radhë. Bir i Shaban Kajtazit, i cili ka marrë pjesë në Luftën e Dibrës kundër Hajredin Pashës dhe në Besëlidhjen e Pejës, Ramadani u lind në vitin 1865 në fshatin Carravik ku jotonte me parë familja e tij. Aty i kaloi dhe vitet e djalerisë si bari. Kur ishte 16 vjeqar e tërë familja shpërngulen në Kijevë të Llapushës, ku jeton dhe sot. Pa i mbushur ende të njëzetat Ramadani filloi të mirret me pleqni dhe këtë profesion do ta ushtrojë gjatë gjithë jetës me një autoritet dhe aftësi të dalluar ngase gëzonte besim të madhë në shtresat e gjëra popullore. U përpoq sa mundi për emancipimin dhe çlirirmin e vegjëlisë nga shtypja dhe shfrytëzimi shekullor. ,,Beglerët, thontë, e kanë mallin mrena, kurse katunari me krejt mallin âshtë jasht e askush s'e bân gajlen e ti". Më 1913 takohet për herë të parë me Hasan Bej Prishtinën dhe me Isa Boletinin. Pasi mbaroi Lufta e Parë Botërore, ishte kryetar i Komunës së Kijevës, mban lidhje me tribunin e vegjëlisë, Bajram Currin. Pleqtë tregojnë se në një tubim në kullën e Minush Sylës nga Damaneku, afër Kijevës, Ramadani u pat thënë të pranishëmve: „Kam nêjte me Bajram Currin n'Junik e m'ka thanë se kur t'binë ni rasad si e ka qitë hazdreti Lenini i Rusisë, era e kralive s'ka me u nie n'Evrope e n'Ballkan". Ishte përkrahës i madh dhe këshilltar i Azem Galicës dhe, pas përleshjes së përgjakshme me 3 maj 1919 në mes të xhandarmerisë dhe të Çetës së Azem Galica në Kijevë dhe fshatrat për rreth, bashkë me Azemin dhe luftëtarët e tij shkon në Shkodër. Në Shqipëri qëndroi dy vjet dhe njihet me patriotët e dalluar demokratë të kohës si Hoxhë Kadriun e Prishtinës, Luigj Gurakuqin dhe Avni Rrustemin. Më 1921 kthehet në Kosovë ku i kushtohet krejtësisht punës së pandërprerë në pajtimin e gjaqeve dhe zgjidhjen e ngatrrësave e grindjeve, i bindur (siç dëshmojnë edhe fjalet e tij që përsëriten ende nga pleqt tanë në moshë) se pajtimi i gjaqeve, ndalimi i gjakderdhjes dhe i hakrnarrjes nuk është vetëm çështje e dy personave apo dy famiijeve, por është një gjë shumë me rëndësi për jetën dhe fatin e vetë popullit.

Dhe deri sa vdiq, për zgjidhjen e çështjeve më të ndërlikuara nga lëma e se drejtës zakonore, Ramadan Shabani ishte gjithmonë në krye të „meshlizit" dhe fjala e tij pritej si një vendim që pranohej me kënaqësi nga pleqnarët tjerë. Sepse, siç theksohet gjithkah në Kosovë, Ramadani 1) dante pleqni pa ndonje interes vehtjak, 2) kishte gjithmonë qëndrim konsekuent si për të madhin si për të voglin, si për të pasurin si për të varfërin, si për pjestarët e njërit si për të tjetrit konfesion apo dhe të njëres e të tjetres treve. Per të gjitha këto aresye fjala e tij gjithmonë zënte vend dhe vetë Ramadani u çmua dhe u quajt sa ishte gjalle Pleqnari i Kosovës. Ramadani vdiq në Kijevë me 1931.

Dekorimi nga presidenti Sali Berisha

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me rastin e 115 vjetorit të Lidhjes shqiptare të Prizrenit, Presidenti i atëhershëm dhe Kryeministri i sotëm i Republikës së Shqipërisë, Dr.Sali Berisha, e dekoroi Ramadan Shabanin me „Urdhërin e Lirisë të klasës së parë“, si „udhëheqës dhe organizator i shquar i kryengritjeve gjithëkombëtare për pavarësi që sollën krijimin e shtetit shqiptar në vitin 1912“. Është ky urdhëri më i lartë që jepej në Republikën e Shqipërisë.

Burim i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • - Anton Çeta, Prozë popullore nga Drenica 2

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]