Rammstein

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Rammstein
Rammstein-flamethrowers.jpg
Të dhëna
PrejardhjaFlag of Germany.svg Gjermani
ZhanretNeue Deutsche Härte
Vitet aktive1994 -
Shtëpitë diskografikeMotor Music
Republic Records
Slash Records
Universal Music Group
BashkëpunimetEmigrate
Faqja e internetitrammstein.com
rammstein.de
AnëtarëtTill Lindemann
Richard Zven "Scholle" Kruspe
Paul H. Landers
Oliver "Ollie" Riedel
Christoph "Doom" Schneider
Christian "Flake" Lorenz

Rammstein është një bandë muzikore industrial metal nga Berlini, i formuar në Gjermani, në vitin 1994. Grupi përbëhet nga anëtarët Till Lindemann (këngtar), Richard Z. Kruspe (kitarë), Paul Landers (kitarë), Oliver Riedel (bas kitarë), Christoph Schneider (bateri), Christian Lorenz (tastierë). Ata janë pranuar gjerësisht si pjesë e skenës Neue Deutsche Härte (pranë të tjerëve si Oomph!, Eisbrecher, dhe Die Krupps) dhe ata janë grupi më i suksesshëm i zhanërit, duke arritur famë në të gjithë botën. Këngët e tyre zakonisht janë në gjuhën gjermane, por ata kanë kryer edhe këngë tërësisht ose pjesërisht në gjuhë të tjera të tilla si anglisht, spanjisht, frëngjisht dhe rusisht. Që nga 2009, ata kanë shitur mbi 15 milion kopje në mbarë botën. Performancat live te Rammstein janë të famshme për interpretimin e tyre piroteknik dhe teatral, duke fituar çmime nga shumë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I tërë katalogu i Rammstein është botuar nga Universal Music Group. Që prej formimit të tyre në vitin 1994, Rammstein nuk ka pasur ndryshime në brezin e tyre dhe as kanë ndonjë anëtarë të larguar nga grupi. Grupi ka deklaruar se ata nuk janë emërtuar pas katastrofës airshow Ramstein.


Personeli[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Diskografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]