Jump to content

Rana e Hedhun

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Duna e rërës nga jugu

Rana e hedhun (edhe Rëra e hedhur ) është një dunë bregdetaredetin Adriatik në veri të Shqipërisë . Është rreth 4 kilometra në veriperëndim të Shëngjinit dhe rreth nëntë kilometra në juglindje të Velipojës në shpatet e Malit të Rencit (561 metra mbi nivelin e detit), e cila bie pjerrtas rreth 300 metra direkt në bregun e Gjirit të Drinit.

Rëra e hedhun si plazh është formuar nga veprimi i erës në rërën pranë shpatit të malit shkëmbor duke formuar duna ranore, që janë deri në rreth 50 metra të larta, deri në 600 metra të gjata dhe rreth 100 metra në thellësi të bregut të detit.

Një sipërfaqe prej gjashtë hektarësh përreth dunës u shpall monument natyre në vitin 2002. [1]

Në verë, pushuesve u pëlqen të vizitojnë dhe të ngjiten në dunën e ranës, e cila mund të arrihet vetëm në këmbë. [2] [3]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Një kategori në Wikimedia Commons përmban dokumente multimediale për Rana e Hedhun.
  1. ^ "Site factsheet for Rrëra e Hedhur". EUNIS (në anglisht). European Environment Agency. Marrë më 2019-03-16.
  2. ^ Rana e hedhun atraksion turistik improvizon rrëshqitëse me plasmasYouTube
  3. ^ Albania Tourism, Rera e hedhur Shengjin, LezhYouTube