Rani ki vavi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Rani Ki Vavi, pamje nga kreu

Rani ki vavi është një pus i shkallëzuar i ndërtuar në mënyrë të rafinuar në qytetin e Patanit në GuxharatIndisë. Gjendet në brigjet e lumit Saraswati. Rani ki vavi u ndërtua si një përmendore për një mbret të shekullit të XI.[1] U fut në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s më 22 qershor 2014.[2][3] Puset e shkallëzuar janë një formë dalluese e sistemeve nëntokësore të burimeve ujore dhe ujëmbledhësish të nënkontinentit indian dhe janë ndërtuar që nga mijëvjeçari i III p.e.s.. Rani ki vavi u ndërtua në stilin kompleks Arkitekturor Maru-Gurjara me një tempull të përmbysur dhe shtatë nivele shkallësh, që përmbajnë më shumë se 500 skulptura.[4]

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Skulpturë e Vishnut brenda Rani ki vavit

Rani ki vavi, ose Ran-ki vavi (pusi i shkallëzuar i mbretëreshës) u ndërtua gjatë sundimit të Dinastisë Solanki. Përgjithësisht mendohet se është ndërtuar në kujtim të Bhimdevit I (nga viti 1022 deri në vitin 1063), djali i Mularajas, themeluesit të Dinastisë Solanki të Anahilwada Patanit rreth vitit 1050 nga e veja e tij, mbretëresha Udayamati dhe me gjasa u përfundua nga Karandevi I pas vjedjes së saj. Në veprën Prabandha Chintamani, të hartuar nga murgu xhainist Merunga Suri në vitin 1304 gjendet një përmendje e monumentit të ndërtuar nga Udayamati.

Rani ki vavi

Pusi i shkallëzuar më vonë u pëmbyt nga Lumi i afërt i Saraswatit dhe u mbulua deri në fund të viteve 1980. Kur u zbulua nga Archaeological Survey of India (ASI), skalitjet gjendeshin në gjendjen fillestare.

Arkitektura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky pus madhështor i drejtuar nga lindja është afërsisht 64 m i gjatë, 20 m i gjerë dhe 27 m i thellë. Një korridor i shkallëzuar i ndarë në intervale të rregullta në pavjone shumë-katëshe me kolona është veçoria e tij unike. Ishte një nga strukturat më të mëdha dhe më madhështore të llojit të tij. U mbush me prurjet aluvionale dhe shumë prej tij tani është e padukshme, përveç disa radhësh me panele skulpturore në pjesën rrethore të pusit. Midis rrënojave të tij një kolonë qëndron akoma duke paraqitur një shembull të mrekullueshëm të dizajnit të kësaj periudhe. Një pjesë e pusit perëndimor është i gjatë nga i cili duket se pusi kishte qenë ndërtuar me tulla dhe i veshur me gurë. Nga ky mur dalin kllapa vertikale në çifte, që mbajnë galeri të ndryshme të pusit. Kllapat janë organizuar në nivele dhe janë të skalitura në mënyrë të pasur. Skalitjet e imta dhe mjeshtërore të këtij pusi janë një nga më të rafinuarat e llojit të tij. Në përputhje edhe me emrin e tij, Rani Ki-Vavi tani konsiderohet mbretëresha e puseve të shkallëzuar në Indi. Poshtë shkallës së fundit të pusit ndodhet edhe një portë e vogël, me një tunel 30 kilometra, (tashmë i bllokuar nga gurët dhe balta) që çonte në qytetin e Sidhpurit afër Patanit. Përdorej si një portë për tia mbathur për mbretin, që ndërtoi pusin në kohët e mundjes.

Muret e zbukuruara anësore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kolona të skalitura mbrenda Rani ki vavit

Shumica e skulpturave i janë kushtuar Vishnut, në format e avatarëve Dus, Kalki, Rama, Mahisasurmardini, Narsinhi, Vamani, Varahi dhe të tjerë që përfaqësojnë kthimin e tyre në botë. Nagkanya, gruaja e bukur Yogini - Apsara e paraqitur në 16 stile të ndryshme të tualetit të duket më tërheqëse e quajtur Solah-shringar. Rreth 50–60 vjet më parë ndodheshin bimë ayurvedike (bimë mjekësore të mjekësisë popullor indiane) përreth kësaj zone dhe uji i mblidhur në Rani ki vav konsiderohej ndihmues për sëmundjet virale, ethet etj. Vavet e Guxharatit nuk janë thjeshtë vende për mbledhjen e ujit dhe shoqërizimin, por përmbajnë edhe rëndësi të madhe shpirtërore. Fillimisht, vavet e Guxharatit u ndërtuan në mënyrë mjaft të thjeshtë, por përgjatë kohës u bënë më të rafinuar, ndoshta për ta bërë të dukshëm konceptin e lashtë të shenjtërisë së ujit me shtimin e hyjnive të skalitura në gurë. Në këtë mënyrë vizitorët hyjnë te Rani Ki Vavi si në një tempull të përmbysur, ku zbritet në nivelet e ndryshme të ujit. Shkallët fillojnë në nivelin e tokës dhe të çojnë posht nëpër ajrin e freskët përmes mjaft pavjoneve me kolona për të arritur në thellësinë e pusit. Ka më shumë se 800 skulptura të rafinuara midis shtatë galerive. Tema qendrore janë Dasavatarat, ose dhjetë mishërimet e Vishnut, duke përfshirë edhe Gautama Budën që veç budistëve konsiderohet nga hindutë si një mishërim i Vishnut. Avatarët janë të shoqëruar nga sadhu, brahminë dhe apsara] (kërcimtarë qiellorë), duke pikturuar buzët dhe zbukuruar veten. Në nivelin e ujit arrihet në skalitjet e Sheshashayi-Vishnut, në të cilin Vishnu është i shtrirë në gjarpërin me një mijë koka, Shesha, ku thuhet se qëndron në pafundësi midis epokave.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Rani-ki-Vav (the Queen's Stepwell) at Patan, Gujarat - UNESCO World Heritage Centre". whc.unesco.org. Marrë më 5 dhjetor 2015. 
  2. ^ "Four new cultural sites inscribed on World Heritage List". UNESCO World Heritage Centre. 22 qershor 2014. Marrë më 11 tetor 2014. 
  3. ^ "Gujarat's Rani ki Vav added to UNESCO World Heritage site List". IANS. news.biharprabha.com. Marrë më 22 qershor 2014. 
  4. ^ "Rani-ki-Vav (the Queen's Stepwell) at Patan, Gujarat - UNESCO World Heritage Centre". whc.unesco.org. Marrë më 5 dhjetor 2015. 

Bibliografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Koordinatat: 23°51′32″V 72°06′06″L / 23.85892°V 72.10162°L / 23.85892; 72.10162