Rei Cretariae Romanae Favtores
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Rei Cretariae Romanae Favtores (RCRF), është shoqatë ndërkombëtare e specializuar në qeramikën e periudhës romake. U themelua në vitin 1957 në Baden-Aquae Helveticae me iniciativën e specialistëve të mirënjohur Howard Comfort dhe Elisabeth Ettlinger. Në mbledhjen themeluese të saj ishin të pranishëm specialistë me emër nga Belgjika, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia, Jugosllavia, Holanda, Austria, Zvicra, Spanja dhe SHBA. Që në fillim, në shoqatë u regjistruan 60 specialistë dhe institucione, ndërsa sot numëron mbi 330 anëtarë nga 25 vende të botës. Shoqata ka kryesinë, presidentin e saj dhe statutin. Organizon kongrese çdo dy vjet dhe publikon rezultatet e saj në revistën me të njëjtin emër.
Kongresi 25-të i RCRF do të organizohet në Shqipëri në datat 24 shtator 2006 - 1 tetor 2006. Në qendër të kongresit është tema “Qeramika në Via Egnatia”. Përgjegjës për organizimin e kongresit janë arkeologët shqiptarë : Bashkim Lahi, Eduard Shehi, etj. Pritet të marrin pjesë 120 studiues-arkeologë nga 24 vende të ndryshme të botës si dhe grupi i arkeologëve shqiptarë. I krahasuar me numrin e pjesëmarrësve në kongrese të tjerë të RCRF, Kongresi i 25-të ka pjesëmarrje më të madhe dhe shtrirje gjeografike më të gjerë. Në këtë kongres do të ketë 37 kumtesa, nga të cilat 6 janë përgatitur nga arkeologë shqiptarë dhe rreth 70 postera. Brenda programit përfshihet edhe një seancë e veçantë për tu njohur me gjetjet e qeramikës romake në Shqipëri, disa vizita në vendbanimet kryesore antike si dhe dy shfaqje artistike, koncerti i Mirëseardhjes, përgatitur nga muzikanti Pjetër Guralim dhe monodrama “Apologjia e vërtetë e Sokratit”, që do të luhet në Odeonin e Apolonisë.