Jump to content

Relievi i Azisë

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pamje e reievit të Azisë nga sateliti
Mont Everest maja më e lartë në botë

Azia karakterizohet si kontinenti më i vjetër i rruzullit tokësor. Pjesa më e vjetër konsiderohet pjesa e Angarës, e cila është sajuar në periudhën arkaike. Pastaj në fillim të paleozoikut formohet edhe nji masë në jug e quajtur Godvana, e cila ka përfshirë nga kontinenti i Amerikës Jugore deri tek ai i Australisë, por edhe disa pjesë të Azisë. Lëvizjet e mëvonshme kan shkaktuar coptimin e Angarës dhe me coptimin e Godvanës, në fundosjen e sajë, duke formuar Oqeanin Indian. Në mes të këtyre dy masave Angarës dhe Godvanës ka qenë formuar një det i madh i quajtur Tetis.

Në kenozoik , në kohën më të re përkatësisht në terciar janë bërë ndryshime të mëdha në koren e Tokës. Nën presionin e madh që kanë shkaktuar Angara dhe Godvana në gjeosinklinalin e Tetisit kan shkaktuar orogjenezën dhe formimin e strukturave të reja, duke formuar malet e larta dhe vargmaleve në rruzullin tokësor.

Format kryesore të kontinentit të Azisë, të formuara me fuqitë e brendshme, janë ndryshuar me procese eksogjene, e në radh të parë me akullzimin në kuaternar dhe me veprimin eroziv të ujrave rrjedhëse.

Sipërfaqet me borë dhe akull janë përqëndruar në veri të kontinentit,por edhe në brendësi, në malet e larta.. Ato me forma të shumta erosive të luginave akullnajore, cirqeve, liqeneve glaciale dhe atyre akumulative të morenave i kanë dhënë formë specifike relievit. Në malet e larta relieve është shum i përthyer, me maja të thepisura, shpatije të rrëpinjta, me gryka dhe shtretër të thelluara të lumenjëve.

Në Kontinentin e Azisë dominon relievi malor. Me mbi 900 m lartësi mesatare , është tre herë më e lartë se kontinenti i Evropës, dhe më i larti nga të gjith kontinentët tjerë.

Malet kanë formën e një pegese natyrore , të cilat shtrihen nga brigjet e Detit Medhe, në perëndim, deri te brigjet e oqeanit Paqësor, në lindje. Azia Qendrore dallohet për nga madhësia dhe lartësia. Malet kryesore janë Himalajet me majen më të lartë në botë , Mont Everest 8848 m, dhe gjatësi 2500 km, Karakorum, Hindokush, Pamir, Tien Shan, Alltaji etj. Këto male janë të mbuluara me borë dhe akull gjat gjth viti.

Në veri të Himalajave shtrihet rrafshnalta më e madhe në botë – Tibeti, me lartësi mesatare 4500 m. Tibeti njihet edhe si “ Kulmi i Botës”. Në perëndim të Pamirit dhe të Hindokushit shtrihen disa rrafshnalta, të mbyllura me kurora maore, si rrafshnalta e Iranit, Armenisë, Anadollisë, Arabisë dhe rafshnalta e Dekanit në Azinë Jugore. Rrafshnaltat të mbyllura me kurora malore jo vetëm se janë të izoluara dhe larg rrugëve të rëndësishme ato pengojnë edhe depërtimine masave të lagështa. Për këtë arsye këto vise kanë pak reshje dhe janë shëndrruar në shkretira.

Shkretirat karakterizohen me reshje të vogla, me pak vegjetacion dhe të pabanuara. Shkretirat më të mëdha janë: Gobi, tar, Shkretira e madhe e Njelmët, Nefud, Rub el- Kali etj.

Ultësirat në Azi janë të pakta dhe kanë shtrirje të kufizuar, dhe kanë pozitë periferike. Ultësitrat më të mëdha janë: Ultëisra e Mesapotamisë, Hindustanit, e Kinës Lindore, e Mangjurisë, etj. Ultësiarat në Azi karakterizohen me toka pjelloe dhe me dhe me dendësi të madhe të popullsisë. Nëpër këto lugina rrjedhin lumenjt më të mëdhenj të Azisë.