Remzi Jakupi Remi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Biografi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Remzi Jakupi Remi është një këngëtar i mirënjohur nga Kosova, si dhe nji ndër këngëtarët më të mirëfillt shqiptar. Remi ësht i lindur më 24.11.1971 në Medvegjë. Shkollimin e ka kry në Medvegjë, Prishtinë dhe New York . Ka associate degree në computer science qysh nga viti 2001 kur diplomoj si studenti më i mir i gjeneratës me notën më të lartë mesatare 4.0 ne Institucionin Teknologjikë TCI në New York. Qysh në shkollën fillore filoj të këndon si solistë në korin e shkollës. Në moshën dymbëdhjetë vjeqare mëson të egzekuton në gitare dhe me nji shok të klases filluan të këndojnë në mbrëmbje dhe festa shkollore. Në moshën pesëmbëdhjetë vjeqare nëna, Qamilje Jakupi, ja blenë nji harmonikë dhe fillon të mëson të egzekuton këngë popullore. Një kushërir i Remit, Ismajl Jakupi ( i njohur me pseudonim Kauboj Xhema), ishte klarinetist dhe me disa shokë performonte në darsma dhe ahengje lokale. Një ditë e fton Remin ne banesën e ti për të ndëgjuar se sa ka mesu në harmonikë, dhe nga se i pelqej puna, e fton të i bashkangjitet dhe fillon të këndon ne grupin e ti. Në vitin 1992 pas nji takimi me mikun e vjetër, Shkumbin Kryeziun, vendosin qe kishte qen ide e mir për të inqizuar nji album profesional me këngë popullore cilin aj do ta botoje me shtepin muzikore Labia i ciles ai ishte pronarë. Në vitin 1993 Remi e shet veturen që ja kishte bler babai, Feti Jakupi, dhe bën parat (2500 marka gjermane) për të inqizuar albumin e parë "Llokum me badem", në studion e Naim Krasniqit në Prishtinë, cili u botua në vitin 1994 nga produksioni Labia. Textët dhe muzikën e të gjitha këngëve të këti albumi i punuan Hifzi Krasniqi, Sabit Rustemi, Ekrem Kryeziu, Shkumbin Kryeziu dhe Naim Krasniqi. Shumicën e këngëve në albumet e ardhëshme (gjithsej 130) ka komponua muziken dhe ka shkrua textin vet. Gjat karierës, deri më tani ka botuar 19 albume solistike (Llokum me badem 1994, Dafinë 1995, Sillet e pshtillet 1996, Dil prej gotes sime 1997, Më ka mar malli 1999, Remi ne Deball Garden - Live 2001, Remi dhe Gili - Shaj e Qaj 2002, Remi dhe Dasmoret - ClubMix 2003, Fiki dritat 2004, Remi dhe Corona - Live 2005, Më ka zën dashnija 2007, Ndryshe 2008/09, Remi dhe Flora Gashi 2008, Rrush rrush 2011, Goool 2013, Hej 2015, Gurbetqari 2017). Në vitin 1994 formon grupin muzikor "Sevdalit", cilët së shpejti u bën një nder grupet muzikore më te njohura shqiptare. Në vitin 1997/98 ka botuar video kasetën solistike "Sevdalit mar e mbrapsht" ( e njoftun si Kauboj Xhema) cila u shpall si video kaseta më e persosur dhe më profesionale shqiptare e të gjitha kohërave deri në at vit. Nga viti 1998 deri më tani ka realizuar 21 video klipe nga te cilët video klipi Dy kandila, i realizuar në Las Vegas, fitoj qmimin e tretë dhe qmimin Best picture në Video Festin në Tiranë 2005, dhe video klipi Po vijn krushqit, i realizuar ne bjeshkët e Rugoves, u shpal si video klipi më i mirfilt shqiptar ne vitin 2008. Qe nga viti 1999 deri më tani qëndron në SHBA mirpo muzikalisht vepron në të gjitha trevat shqiptare ne athdhe si dhe diaspor.

Referimet:

Albumet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Llokum me badem - 1994
  • Dafinë - 1995
  • Sillet e pshtillet - 1996
  • Dil prej gotes sime - 1997
  • Më ka mar malli - 1999
  • Remi ne Deball Garden - Live - 2001
  • Remi dhe Gili - Albumi "Shaj e qaj" - 2002
  • Remi dhe Dasmoret - ClubMix 2003
  • Fiki Dritat - 2004
  • Remi dhe Corona - Live - 2005
  • Më ka zën dashnija - 2007
  • Ndryshe - 2008/09
  • Rrush Rrush - 2011/12

Videot[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]