Jump to content

Resmi Osmani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Resmi Osmani u lind në MazrekÇamërisë më 5 maj 1940. Kreu studimet e larta për Agronomi në Institutin e Lartë Bujqësor në Tiranë, studime të cilat i përfundoi në vitin 1963. Ka kryer detyra të rëndësishme drejtuese në prodhimin bujqësor dhe administratën e lartë shtetërore.

Krahas detyrave të tjera ka qenë i angazhuar në veprimtari dhe kërkime shkencore. Ai ka botuar 19 tituj librash të profilit tekniko – shkencor, ka shkruar dhe botuar në revista tekniko – shkencore dhe shtypin periodik, brenda e jashtë vendit, mbi 150 tituj artikujsh që përfshijnë mbi tre mijë faqe. Për kontributin dhe kualifikimin shkencor mban gradën "Doktor i Shkencave" dhe titullin "Profesor".

Në gjysmën e dytë të viteve 2000, i është perkushtuar letërsise, kritikës së artit dhe publicistikës. Fryt i kesa pune janë një sërë botimesh si: biografitë e letrarizuara "Jeta e Bedri Lumanit", "Lule në gur" kushtuar jetes së specialistit të shquar të vreshtarisë Todo Gjermani. Ka levruar kryesisht temat historike në romanet "Mbretërimi i Pirros së Eoirit", "Mbretëresh Olimpia", Esseja historike "Aleksandri i Madh i Maqedonisë-Miti dhe njeriu". Essene studimore "Bilal Xhaferri Poet i Zemrave Njerëzore" Essenë "Endrrat e ngrira të Enver Kushit, vellimin me tregime "Edhe yjet vdesin" etj. ne publicistikën e vet ka trajtuar probleme të çeshtjes çame, të zhvillimit të letërsisë dhe problemet aktuale. Në shtypin e shkruar dhe atë elektronik ka publikuar mbi tridhjetë tregime dhe novela. Krijimtaria e tij eshte pritur mirë nga lexuesit dhe kritika letrare.