Resul Shabani
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Shënime bio-bibliografike:
RESUL SHABANI u lind në Strugë më 14.10.1944. Filloren dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Gjuhë dhe letërsi shqiptare studioi në Universitetin e Shkupit dhe të Prishtinës. Fillimisht punoi arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqiptare. Prej vitit l971, u punësua në redaksinë e gazetës "Flaka e vëllazërimit" në Shkup, ku punoi reporter i lirë dhe redaktor i rubrikës së kulturës. Ka qenë edhe redaktor përgjegjës i revistave "Jehona" dhe "Gëzimi" dhe redaktor përgjegjës i Redaksisë së botimit të librit artistik. Jeton dhe vepron në Shkup.
Ka botuar veprat
1974-Liqeni, tregime (Flaka e vëllazërimit)
1975-Peshk, poezi (Flaka e vëllazërimit)
1978-Hamleti me plis të zi, poezi (Flaka e vëllazërimit)
1978-Shën, tregime (Rilindja)
1982-Anija e vjetër, dy drama (Rilindja)
1983-Ora e liqenit, poezi (Rilindja)
1983-Dashuria e kapitenit, roman (Flaka e vëllazërimit)
1986-Ujëpërshkruesi i fushës, poezi (Flaka e vëllazërimit)
1987-Fani vjen vetëm, tri drama (Flaka e vëllazërimit)
1989-Liqeni, ribotim - lekturë shkolle (Detska Radost)
1989-Oh, Amerika, poezi (Flaka e vëllazërimit)
1990-Dashuria e kapitenit, ribotim-lekturë shkolle (Flaka e vëllazërimit)
1992-Oh, Amerika, maqedonisht (Makedonska kniga)
1994-Qerpik i lagur, tregime (Flaka e vëllazërimit)
1996-Mëkat i trilluar, poezi e zgjedhur (Onufri)
1997-Uji i zemrës, poezi (shqip-rumanisht) (Orient-Oksident- Rumani)
1997-Ora e liqenit, maqedonisht (Matica)
1998-Erë ftoji, poezi e zgjedhur, (në disa gjuhë) (Goce Delçev)
1999-Shtatë drama (Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptarë)
2001-Nuse vale, tregime (Klubi letrar ’94)
2003-Përsëri për shelgun vajtues, poezi të zgjedhura (Botim i autorit)
2004-Dashuria e Kapitenit, roman (Onufri)
2004-Përsëri për shelgun vajtues, (Onufri)
2005-POEZI, shqip-maqedonisht (Shoqata e Shkrimtarëve të Maqedonisë)
2005-Hamleti me plis të zi, (Serembe)
2007-Ura prej uji, tregime të zgjedhura (Serembe)
2008-Hamleti me plis të zi, poezi (Mikena)
2009-Ura prej uji, tregime të zgjedhura (Serembe)
2010-Vitrina e skenës, drama (Serembe)
2011-Hamleti me plis të zi, poezi, anglisht (BUN “Shën Kliment Ohridski)
2011- Ura prej uji, tregime të zgjedhura, maqedonisht (Slovo)
2012- Ëndërr e falur, poezi e zgjedhur, maqedonisht (Dijalog)
Pesë drama të autorit janë inskenuar në teatrot profesioniste. Është prezantuar në disa antologji poezie dhe tregimi: - Aliu Aliu “Tregimi shqip”; Alexandre Zotos “Anthologie de la poesie albanaise”; Ali Aliu “Gjysmëshekulli i artë” Antologji e poezisë shqipe; “Poeti Europei”(italisht); Ali Aliu Antologjia e poezisë bashkëkohore shqiptare (maqedonisht); Danilo Kocevski Fundi i shekullit (maqedonisht); Sergej Glavnjuk Nga shekulli në shekull (rusisht); Paul Polidor Fundi i shekullit (rumanisht); Poetët e Maqedonisë; Prozatorët e Maqedonisë, Zoran Ançevski Poetët e P.E.N.-it të Maqedonisë etj; Luan Topçiu Antologjia e poezisë shqipe (rumanisht); Bashkim Kuçuku Antologji e poezisë shqipe bashkëkohore,
Poezi dhe tregime të autorit janë përkthyer në gjuhë: - anglisht, italisht, rumanisht, frëngjisht, rusisht, spanjisht, serbisht, maqedonisht, turqisht, çekisht, etj.
Për krijimtarinë origjinale dhe për përkthimet ka marrë disa çmime:
"Çmimi për Opus letrar" (Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptarë në Maqedoni); "Pena e Artë" - për përkthimin në gjuhën maqedonishte, të poezisë së Fatos Arapit (Shoqata e Përkthyesve Letrarë në Maqedoni); "13 nëntori" - për përkthimin në shqip të Antologjisë së Poezisë Maqedonase (Kuvendi i Shkupit); "Kiril Pejçinoviq" - për përkthimin në maqedonisht të poezisë së Visar Zhitit (ShPLM); "Çmim special *Serembe*" - për opus lirik (Klubi i Artistëve Laçjanë); "Çmim *Asdreni*" - për libër më të mirë me lirika midis dy festivaleve(Netët Korçare të Poezisë); "Çmim *Skeptri Letrar*" - për opus letrar (Shoqata e Shkrimtarëve të Maqedonisë); "Mirënjohje *Vilson Bloshmi dhe Genc Leka*" (Shoqata e ish të burgosurve dhe të përndjekurve politikë”; Korçë) "Çmim *Grigor Përliçev* (ShPLM); "Çmim shtetëror për kontributin në njohjen reciproke të kulturave Nëna Tereze", "Çmim *Mjeshtër i përkthimit*" (SHSHM dhe SHPLM); "Çmim *Kurora poetike*" në Festivalin “Netët Korçare të Poezisë”; "Çmim *Abdylazis Islami*" - për përkthimin shqip të librit poetik “Hijet e Atdheut” të poetit Rade Siljan; "Mirënjohje për kontributin në veprimtarinë e festivalit *Këngë Jeho*"(Strugë); "Mirënjohje për kontributin në dramaturgjinë dhe teatrin shqiptar" (Teatri Amerikan-shqiptar); "Çmim shtetëror *11 tetori*" - për kontribut të theksuar në lëmin e letërsisë dhe kulturës,etj.
Ka marrë pjesë në mjaft manifestime letrare ndërkombëtare, duke qenë edhe anëtar i shumë jurive. Në ditët e sotshme e gjejmë në gatishmëri si kontribues i pa shtershëm në shkrim, redaktor, si dhe përkthyes i veprave në shumë gjuhë, kryesisht ballkanike ku veçojmë në përditshmëri përkthym nga shqipja në maqedonishte dhe anasjelltas.