Revolta e Shkodrës, 1854
Revolta e Shkodrës më 1854 shpërtheu për shkak të abuzimeve të mëdha të administratës osmane dhe gjendjes së rëndë ekonomike.[1] Përfundoi me arrestime masive dhe internime.
Sfondi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Spekulimi me tregtinë e drithit ishte bërë burim pasurimi për qeveritarët turq, sidomos në kohën e Luftës së Krimesë (1853-1856). Duke bashkëpunuar me qeveritarët, tregtarët e grumbullonin drithin dhe e shisnin jashte vendit me leverdi duke shkaktuar ngirje të menjëhershme të çmimeve të artikujve ushqimorë, në veçanti të drithit. Mungesa e drithit dhe detyrimi i popullsisë për të furnizuar 20 mijë ushtarë osmanë të stacionuar në kufirin me Malin e Zi e keqësoi gjendjen në Shkodër duke e çuar vendin në prag të zisë së bukës. [1]
Rebelimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 7 gusht 1854 kleriku Hasan Alia, i njohur edhe si sheh Shamia, organizoi një mbledhje ku mori pjesë vegjëlia qytetare. Ai kërkoi ndalimin e eksportit të drithit dhe uljen e çmimeve por valiu nuk mori asnjë masë. Të nesërmen mijëra zejtarë dhe punëtorë të varfër vërshuan në treg, hapën hambarët dhe ua shpërndanë drithin të varfërve. Një ditë më vonë u organizua një demonstratë e madhe nga popullsia e armatosur duke kërkuar largimin e valiut. [1]
Porta e Lartë e zëvendësoi valiun Masar Pasha dhe dërgoi valiun e ri, gjeneralin Mustafa Pasha, me 10 mijë ushtarë, i cili ndaloi eksportin e drithit nga Shkodra dhe filloi arrestimet në masë, duke internuar drejtuesit e revoltës. Sheh Shamia u arratis nga Shqipëria.[1]