Rexhep Kadriu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Rexhep Kadriu

I lindur në Përlepnicë të Gjilanit. Me t’u themeluar Dega e AAK-së në Gjilan, alternativë të vetme e pa kyçjen e drejtpërdrejtë në këtë subjekt politik, duke u mbështetur në vlerat që ishin brenda saj. Krahas angazhimeve që kishte në jetën private dhe biznesin që udhëhiqte me sukses të lartë, ndante kohë të mjaftueshme edhe për aktivitetet partiake.

  Mbështetja e tij për këtë sukbjekt politik nuk ishte vetëm intelektuale dhe fizike, por edhe financiare, duke treguar gatishmërinë e tij që me forca vetanake të japë kontribut.
  Duke e parë angazhimin e tij dhe vullnetin për punë, me mbështetje të gjithëanshme të të gjitha strukturave të AAK-së kandidohet për Kryetar të Degës në Gjilan, ku pas përfundimit të suksesshëm të të gjitha Kuvendeve nëpër Nëndegë të AAk-së së Gjilanit, më 30.3.2013 në Kuvendin e VI-të zgjedhor, nga delegatët pjesëmarrës u zgjodh në këtë pozitë me përgjegjësi dhe të ndjeshme, por vizioni i tij dhe vullneti për punë nuk po e pengojnë për të arritur qëllimet dhe për të kryer detyrat e shtruara para vetes.
 Me të filluar punën Kryetar i Degës, ka vë në lëvizje gjitha mekanizmat e partisë, duke filluar nga rritja e numrit të Nëndegëve të formuara, aktivizimin e Forumit të grave dhe të të rinjëve, ndarjen e përgjegjësive, realizimin e projekteve të ndryshme, po zën vendin kryesor nëpër media të shkruara dhe ato elektronike me aktivitetet që po zhvillon së bashku me strukturat e tij, e shumë veprimtari tjera që vërtet e bëjnë të vërehet suksesi dhe rritja e AAK-së në Gjilan.
  I përket profilit të një udhëheqësi që kërkon angazhim dhe përgjegjësi, por çdo herë e vë veten në ballë të aktiviteteve  fizikisht edhe materialisht, duke treguar mirëkuptim për punëtorët, por asnjë fije tolerance për ata që marrin përgjegjësi e nuk arritjnë t’i kryejnë ashtu siç zotohen.
  Tani krenohemi që kemi një kandidat të tillë për Kryetar në zgjedhjet e ardhshme Komunale dhe meriton mbështetje të gjerë që ta udhëheqë Gjilanin për të mirën e qytetarëve të saj.