Jump to content

Riza Lluka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Riza Lluka lindi në vitin 1944, është inxhinier i ndërtimit. Delegat i Kuvendit të Kosovës 1982-1990 dhe anëtar e kryetar i Këshillit për urbanizëm dhe punë komunale në ish-Dhomën e Punës së Bashkuar të Kosovës. Lluka njihet dhe si kundërshtar i amandamenteve të Republikës së Serbisë me të cilat shuhej autonomia e atëhershme e ish-KSAK-së dhe ka votuar kundër këtyre ndryshimeve. Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në kuadër të institucioneve paralele, por atëherë si anëtar i Partisë Parlamentare (1992-1998). Misionar në pajtimin e gjaqeve në SHBA në krye me Anton Çetën gjatë viteve të ’90-ta. z. Lluka është këshilltar komunal në Kuvendin Komunal të Pejës në mandatin 2002-2006. Riza Lluka konsideron se ështe një veprimtar politik i qëndrueshëm dhe koherent në artikulimin e kërkesave dhe nevojave njerëzore, duke ofruar ide dhe shndërruar ato në praktikë. Duke besuar se ka vizion për të ardhmen, ai i ndërlidhë përvojat nga e kaluara, historia, më qëllim të veprimit të drejtë, human dhe në shërbim të njeriut. Riza Lluka i kushton kujdes të veçantë arsimit, shtimit të rinisë shkollore e studentëve, stimulimi të tyre përmes angazhimit të strukturave të qeverisë dhe aktivizimit të të gjitha resurseve vendore e ndërkombëtare që të gjenden mjete për plotësimin e këtyre nevojave. z. Lluka angazhohet në veçanti për aktivizimin e tërë potencialeve ekzistuese të Kosovës. Për këtë qëllim nevojitet një shqyrtim i mundësive reale të kapaciteteve prodhuese dhe të vlerësimit të resurseve natyrore në Kosovë. Si investorët e vendit ashtu edhe ata të huaj duhet të stimulohen. z.Riza Lluka është politikan aktiv për 22 vite të plota. Është vëlla i mega bizenesmenit të fuqishëm Kosovar, z.Ekrem Lluka. Punon si këshilltar i lartë profesional në Korporatën 'Dukagjini' ku kryen edhe punën e Drejtorit të RTV Dukagjini. jeton në Pejë.