Robert Berisha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Robert Berisha është një këngëtar i njohur. Ne vitin 2016, Roberti nisi karrieren e tij si kengetar. Kënga e tij e parë solo ishtë "MIA" (Made In Albania) e cila është pëlqer shumë dhe kënga e tij e dytë është "Qysh pe lojna", nje këngë me ritëm veror. Pas një periudhe të gjatë në skenë si muzikant, Robert Berisha debutoi si këngëtar. Që nga ajo periudhë, ai numëron disa projekte të suksesshme muzikore. E duket se tashmë kur pozita si këngëtar është ndërtuar seriozisht për të dhe koncertet nuk mungojnë, ai i është qasur një tjetër pune.

Më datë 1 Qershor 2016, Robert Berisha publikon videoklipin "M.I.A (Made In Albania)". Teksti u shkrua nga Gjiko. Videoklipi u prodhua nga Entermedia. Me këtë këngë, Robert Berisha merr pjesë në Zhurma Show 2016 në vitin 2016.

Më datë 9 Korrik 2016, Robert Berisha publikon videoklipin "Qysh Pe Lojna".

Më datë 14 Shkurt 2017, Robert Berisha publikon videoklipin "Të Dua". Muzika e këngës u punua nga vetë Robert Berisha, teksti u shkrua nga Fatmir Muja, ndërsa për orkestrimin u kujdes Darko Dimitrov. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films. Me këtë këngë, Robert Berisha merr pjesë në Zhurma Show 2017 në vitin 2017.

Më datë 25 Qershor 2017, Robert Berisha publikon videoklipin "Vetem Fjale". Një këngë me elemente orientale që pritet të pëlqehet në masë të madhe nga fansat e tij. Klipi i xhiruar në shkretëtire dhe kënga një baladë interesante, është një kombinim i qëlluar nga ana e Robertit. Videoklipi u prodhua nga Video Art.

Më datë 18 Korrik 2017, Nora Istrefi & Robert Berisha publikojnë videoklipin "Ska Inatë". Për orkestrimin u kujdes Big Bang. Videoklipi u prodhua nga Entermedia.

Më datë 9 Gusht 2017, Robert Berisha publikon videoklipin "Margarita".[1]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Berisha, Robert. "Biografia". Tekste Shqip. Tekste Shqip.