Rrapi i Rifat Beut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Rrapi i Rifat Beut në Goce Delçev - Bullgari

Rrapi i Rifat Beut është pema më e madhe dhe më e vjetër në qytetin Goce Delçev, Bullgari, një pikë referimi e qytetit. Pranë tij janë Konaqet e Rifat Beut, nga vjen edhe emërtimi i pemës. Rrapi ndodhet në pjesën perëndimore të qytetit, në bregun e majtë të lumit Delçevska, në lagjen e Kosovës. [1]

Ky trung rrapi shekullor në Goce Delçev është i vjetër rreth 500 vjet. [1] Kurora e tij [1] është 20 - 25 m e lartë dhe ka një perimetër prej rreth 10 m. Ai ka qenë nën mbrojtjen e Ligjit për ruajtjen e natyrës që nga viti 1968. [2]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

 Commons: Rrapi i Beut në Goce Delçev – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c "Църква при „Бей чинар" - гр. Гоце Делчев" (në bullgarisht). „Свети места“. Marrë më 16 dhjetor 2017.
  2. ^ "Вековен чинар – Гоце Делчев" (në bullgarisht). Опознай.bg. Marrë më 16 dhjetor 2017.