Jump to content

Gënjeshtra

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Rrenci)
Pinoku, një simbol i gënjeshtrës.

Gënjeshtra (apo rrena gegërisht), është një lloj mashtrimi në trajtën e një të pavërtete të shprehur me qëllim mashtrimin, shpesh me qëllim të mëtejshëm mbajtjen e nje sekreti apo namit (famës), apo për të shmangur një ndëshkim. Gënjimi është shprehja e diçkaje kur njeriu e di se është e rremë me qëllim që të pranohet si e vërtetë nga dikush tjetër. Gënjeshtar është njeriu që gënjen, ka gënjyer, apo gënjen vazhdimisht.

Gënjimi zakonisht lidhet me mashtrimin gojor apo komunikimin me shkrim. Forma të tjera të mashtrimit, si maskimi apo falsifikimi, përgjithësisht nuk quhen si gënjeshtra, megjithëse qëllimi kryesor mund të jetë i njëjtë; sidoqoftë, edhe një shprehje e vërtetë mund të quhet gënjeshtër nëse personi që bën këtë shprehje e bën atë të mashtrojë. Në këtë rast, është qëllimi i të qenit i pavërtetë sesa vërtetësia e pohimit vetë që merret parasysh.

Shpesh njerëzit gënjejnë për të arritur një përparësi apo për të mbuluar një gabim apo një veprim të ndaluar me qëllim shmangien e kritikës apo dënimit. Gënjehet poshtu edhe nga mirsjellja, turpi, frika, në mbrojtje të personave të tjerë apo për të asgjësuar planet e kundërshtarit.

Disa njerëz janë gënjeshtarë patologjikë.

Në reklama dhe në propaganda punohet pjesërisht me gënjeshtra, trillime dhe mashtrime.

Gënjeshtra në filozofi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mendësia e të gënjyerit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasojat e gënjeshtrës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • ebi eshte shum i bukur [ebi di asis 2013 2014]
  • "Një e vërtetë gjysmake shpesh është një gënjeshtër e madhe". — Benjamin Franklin (1706-1790)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]