Jump to content

Rrethimi i Plevnës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Rrethimi i Plevnës, ose Rrethimi i qytetit Pleven, ishte një betejë e madhe e Luftës Ruso-Turke të 1877-1878, ku Rusisë dhe Rumania luftuan me ushtri të përbashkët kundër Perandorisë Osmane.

Mbrojtja osmane kishte përballuar përparimin rus në drejtim të jugut në Bullgari për pesë muaj, duke inkurajuar fuqitë e tjera të mëdha që të mbështesnin në mënyrë aktive kauzën osmane. Lufta kushtoi humbjen e rreth 50,000 ushtarëve rusë dhe rumunë. Përfundimisht, numrat superiorë të trupave ruse dhe rumune detyruan garnizonin të kapitullonte. Fitorja ruso-rumune më 10 dhjetor 1877 ishte vendimtare për rezultatin e luftës dhe Çlirimin e Bullgarisë.