Rrethimi i Shkodrës (Marin Barleti)
Rrethimi i Shkodrës është një libër i shkruar nga prifti dhe historiani shkodran Marin Barleti, mbi rrethimin osman të Shkodrës më 1478, prirë personalisht nga Mehmeti II dhe për qëndresën e përbashkët venedikase e arbërore. Libri gjithashtu trajton rrethimin e 1474. U botua për herë të parë në Venecia më 1504 në latinisht, me titullin De obsidione Scodrensi. Barleti ka qenë dëshmitar okular i ngjarjeve.
Përmbajtja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shënimi hyrës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Libri nis me një shënim hyrës për dozhën e Venedikut, Leonard Loredanin, ku Barleti i shpjegon arsyet se pse e shkruajti librin. Më tej libri organizohet në tre kapituj të quajtur "libra".
Libri i parë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Libri i parë dhe më i shkurtëri shtjellon mbrapavijën historike të turqve, sulltanëve Osmanë dhe qytetit të Shkodrës.
Libri i dytë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Libri i dytë dhe më i vëllimshmi trajton përpjekjet e dështuara të sulltan Mehmetit për ta pushtuar Shkodrën më 1474 dhe vijon me një kronikë të imtësishme të rrethimit të dytë më 1478.
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga referimet qe jane ne vepren "Historia e Skenderbeut" mund te kuptojme se se kultura persiane ka pasur edhe karakter universal.