Synetia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Rrethprerja)
Shkalla e rrethperjes sipas shtetit.
  Më shumë 90%
  40 deri 49%
  Më pak se 10%

Synetllëku, synetia apo bërja synet (nga turqisht: Sünnet; mjek. Rrethprerja/Cirkumcisioni) është heqja e lafshës nga penisi i njeriut. Sipas OBSH-së, 1/3 e burrave në botë janë të rrethprerë. Rrethprerja është e praktikuar kryesisht për arsye kulturore, fetare dhe elektive dhe më rrallë për arsye mjekësore.

Përparësitë dhe rreziqet e mundshme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mbi praktikën e rrethprerjes ka debate shkencore dhe shoqërore. Sipas disa studimeve ajo shoqërohet me norma të reduktuara të formave të kancerit që shkaktojnë papillomavirusin njerëzor (HPV), UTIs dhe kancerin e penisit. Studime të tjera e kanë lidhur me zvogëlimit rrezikun e infektimit me HIV midis meshkujve heteroseksualë në Afrikën subsahariane. Prandaj, OBSH rekomandon që të konsiderohen rrethprerje si pjesë e një programi gjithëpërfshirës për parandalimin e HIV-it në zonat me nivele të larta HIV, siç është Afrika Sub-Sahariane. [1] Ekzistojnë gjithashtu disa prova për rrethprerjen që zvogëlon rrezikun e infektimit me HIV për burrat që kanë marrëdhënie seksuale me burra. Por ka dhe rreziqe të ndryshme, si rreziku i humbjes së gjakut, infektimit të plagës, dëmtimit të organit gjenital si dhe pasoja të ndryshme psikologjike. Sipas një studimi rriste gjasat e vdekjes për shkak të arrestit kardiak te të porsalindurit, [2] ndërsa në studime të tjera rrethprerja ishte shoqëruar me më shumë pakënaqësi seksuale.[3] Gjithashtu mendohet që lafsha e penisit të ketë rol seksual që ndihmon në uljen e fërkimit gjatë seksit.[4]

Debati mjekësor dhe shoqëror[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas organizmave të ndryshëm mjekësorë kombëtar, efektet pozitive të mundshme të rrethperjes nuk i tejkalojnë rreziqet e mundshme ndaj dhe ajo nuk këshillohet. Sipas një deklarate kolektive të shoqatave mjekësore në disa vende të ndryshme të botës (Gjermani, Britani, Holandë, Suedi, Danimarkë etj), problemet që shihen se i zgjidh rrethprerja mund të zgjidhen me metoda më pak invazive. Konkretisht sipas tyre për HPV-në tashmë ka vaksinë, infeksionet urinare janë më të rralla se komplikimet nga rrethprerja ndërsa për HIV metoda të tjera mbrojtëse si dhe në Evropë nuk është vëretuar se rrethprerja luan rol mbrojtës në çështjen e HIV. Fakti që rrethprerja kryesisht kryesisht te fëmijët ka nxitur një debat etiko-ligjor mbi praktikën e saj te fëmijët pasi mund të shihet si një lloj imponimi.[5]

Aktualisht ka disa grupe që kërkojnë që të ndalohet rrethprerja të grupet nën-moshë dhe në 2012 gjykata kushtetuese e Gjermanisë e shpalli si cenim të të drejtave të fëmijëve, por përfundimisht vendimi u rrëzua pas një votimi në parlamentin gjerman. Aktualisht nuk ka ndonjë vend në botë që e ndalon zyrtarisht rrethprerjen të fëmijët për arsye fetare-kulturore por disa tentativa ka pasur. [6]

Rrethprerja në fenë islame[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Synetllëku nuk përmendet në vetë Kur'anin, por përmendet në hadithin dhe synetin.

Sipas një studimi mjekësor të viteve 2017-2018 nga INSTAT në Shqipëri 36.8% e meshkujve të moshave 15-59 vjeç ishin të rrethprerë. Një rënie kjo nga 47.7% që ishte në 2008-2009. [7] [8] Sipas studimit nga INSTAT shqiptarët myslimanë kishin përqindjen më të lartë të rrethprerjes, ku 46.5% e myslimanëve ishte e rrethprerë.

Në Kosovë përqindja e rrethprerjes te meshkujt të moshave 15-49 vjeç ishte 91.5% në vitet 2013-2014. [9] [10]

Burime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Male circumcision for HIV prevention". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Early Circumcision May Be A Major Cause Of Sudden Infant Death Syndrome". 31 korrik 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Male circumcision leads to a bad sex life". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Frisch, Morten; Aigrain, Yves; Barauskas, Vidmantas; Bjarnason, Ragnar; Boddy, Su-Anna; Czauderna, Piotr; de Gier, Robert P. E.; de Jong, Tom P. V. M.; Fasching, Günter. "Cultural bias in the AAP's 2012 Technical Report and Policy Statement on male circumcision". Pediatrics. 131 (4): 796–800. doi:10.1542/peds.2012-2896. ISSN 1098-4275. PMID 23509170. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Frisch, Morten; Aigrain, Yves; Barauskas, Vidmantas; Bjarnason, Ragnar; Boddy, Su-Anna; Czauderna, Piotr; de Gier, Robert P. E.; de Jong, Tom P. V. M.; Fasching, Günter. "Cultural bias in the AAP's 2012 Technical Report and Policy Statement on male circumcision". Pediatrics. 131 (4): 796–800. doi:10.1542/peds.2012-2896. ISSN 1098-4275. PMID 23509170. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "German circumcision ban: Is it a parent's right to choose?". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ [1] WHO page 236
  8. ^ "Albania Demographic and Health Survey, 2017 - 2018". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Morris, BJ; Wamai, RG; Henebeng, EB; Tobian, AA; Klausner, JD; Banerjee, J; Hankins, CA (2016). "Estimation of country-specific and global prevalence of male circumcision". Popul Health Metr. 14: 4. doi:10.1186/s12963-016-0073-5. PMC 4772313. PMID 26933388. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: DOI i lirë i pashënjuar (lidhja)
  10. ^ "Multiple Indicator Cluster Survey 2013-2014" (PDF). {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Te parametri |title= ndodhet simboli i padukshëm "line feed character" - Pozicioni: 34 njësi duke numëruar nga e majta (Ndihmë!)