Jump to content

Rezistenca elektrike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Rrezistenca elektrike)

Rezistenca elektrike është kundërshtimi i lëvizjes së elektroneve të lira përbrenda një përcjellësi. Madhësia e anasjelltë quhet përcjellshmëri elektrike, që mat lehtësinë me të cilën rryma kalon. Koncepti i rezistencës ka ngjashmëri me fërkimin në mekanikë. Njësia SI e rezistencës elektrike është ohmi (Ω), ndërsa përcjellshmëria matet me siemens (S) (dikur shënohej me ℧).

Rezistenca e një objekti varet shumë prej materialit/eve që e përbën/jnë. Objektet që përbëhen nga izolues elektrikë si goma kanë rezistencë shumë të lartë dhe përcjellshmëri të ulët, ndërkohë objektet që përbëhen nga përcjellës elektrikë si metalet, kanë rezistencë shumë të vogël dhe përcjellshmëri të lartë. Natyra e materialit nuk është i vetmi faktor që ndikon në rezistencën ose përcjellshmërinë e tij, sepse ato varen dhe nga përmasat dhe forma e objektit. Psh rezistenca e një teli është më e vogël nëse është i gjatë dhe i hollë se sa rasti kur është i shkurtër dhe i trashë. Të gjitha objektet i paraqesin kundërshti rrymës elektrike, përveç superpërcjellësve, të cilët kanë rezistencë 0.

Rezistenca (R) e një objekti përkufizohet si raporti i voltazhit V përgjatë tij ndaj rrymës I përmes tij, ndërkohë që për përcjellshmërinë formula është e anasjellta:

Për një gamë të gjerë materialesh dhe rrethanash, V dhe I janë të përpjesshme ndaj njëra tjetrës kështu që R,G janë konstante (megjithëse prapë varen nga përmasat dhe forma, materiali dhe të tjerë faktorë si temperatura dhe përdredhja). Kjo përpjesshmëri thirret edhe si ligji i Ohmit, dhe materialet që i binden këtij ligji quhen materiale ohmike.

Në rastet e tjera si një transformator, diodë ose bateri, V dhe I nuk janë të përpjesshme linearisht. Në këto raste paraqitet më e volitshme të përdoret formula për derivatin dhe madhësia quhet rezistencë diferenciale.

Për shumë materiale, rryma I përgjatë një materiali është në përpjestim të drejtë me diferencën e potencialit V të zbatuar përgjatë tij:

për një diapazon të gjerë rrymash dhe potencialesh. Prandaj rezistenca dhe përcjellshmëria e objekteve ose elementëve elektronikë të bërë nga këto materiale qëndron konstante. Shembuj të këtyre elementëve janë rezistorët dhe telat. Grafiku rrymë-voltazh i një pajisje ohmike paraqitet me një drejtëz që kalon në origjinë me pjerrësi këndore pozitive.

Karakteristia volt-ampere e katër pajisjeve: dy rezistorë (i pari me rezistencë të lartë, i dyti me të ulët), një diodë dhe një bateri. Boshti horizontal është voltazhi kurse ai vertikal rryma. Ligji i Ohmit është rasti kur grafiku është një vijë e drejtë nëpër origjinë. Prandaj dy rezistorët janë ohmikë ndërsa dioda dhe bateria janë joohmikë.


Të tjerë elementë dhe materiale të përdorura në elektronikë nuk i binden ligjit të Ohmit; rryma nuk është në përpjestim me voltazhin prandaj rezistenca varion me ndryshimin e voltazhit dhe rrymës që rrjedh përmes tyre. Këta elemetë quhen jolinearë ose joohmikë. Shembuj të tillë janë diodat dhe llambat fluoreshente. Grafiku rrymë-voltazh i tyre është një vijë e pjerrët.

Rezistenca negative

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Koncepti i rezistencës negative edhe pse në duke të parë është jo-intuitiv ekziston. Ajo thjesht do të thotë se kur tension në një element rritet rryma elektrike në po atë element zvogëlohet. Ky fenomen vërehet tek diodat e Gunnit.Njesia matese per rezistence elektrike eshte 1 Ohm.

Llojet e rezistencave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Rezistencat e Përcaktuara (Fikse)
  • Rezistencat e Vdekura
  • Rezistencat e Shkallëzuara
  • Rezistencat e Ndryshueshme
  • Reostati
  • Potenciometri