Jump to content

Rruga e mundimshme e shkollës shqipe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Rruga e mundimshme e shkollës shqipe libër (Histori) me Autore Valbona Nathanaili. Shtëpia botuese" UET Press", viti i botimit 2016, faqe 314.

Koment nga autorja:

Përmbajtja e librit ndjek veprimtarinë e Ministrisë së Arsimit dhe pasqyron aktivitetin e kryer në zonat që përfshin shteti, si në qeveritë e para, kur shteti shtrihet në vetëm disa nga qytetet e sotme, ashtu edhe në qeveritë e fundit, kur pjesë e Shqipërisë janë edhe Kosova e Tetova.

Për disa qeveri, veprimtaria e të cilave ka qenë shumë e kufizuar në kohë, nga një ditë në disa muaj, është mjaftuar vetëm evidentimi i tyre, më shumë për statistikë, se për punën e kryer. Për shumë nga ministrat e arsimit është paraqitur edhe një përmbledhje e jetëshkrimit dhe veprimtarisë së tyre si individë, jo vetëm ajo në detyrën e titullarit të ministrisë së arsimit.