RTSH Sport

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Rtsh Sport HD)
RTSH Sport HD
LlojiTelevizion publik kombëtar
ShtetiShqipëri
Zona e transmetimitShqipëri
BashkëpunuesitTelevizion, radio dhe online
SelitëTiranë, Shqipëri
Programimi
Gjuha/ëtShqip
Pronësia
PronariRTSH
Njerëzit kyçPano Xhixho (drejtor)
Alfred Peza (drejtor i përgjithshëm)
Historia
Nisur28 nëntor 1938 (radio)
29 prill 1960 (televizion)
Lidhjet
Faqja zyrtaresport.rtsh.al
Disponueshmëria
Tokësore
ShqipëriDVBT2

RTSH Sport është një kanal televiziv shqiptar i emetuar nga Radio Televizioni Shqiptar dhe i kuruar nga redaksia sportive. Është kanali i parë tërësisht sportiv i transmetuesit publik shqiptar.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

RTSH Sport ka nisur transmetimet në gusht të vitit 2016. Duke qënë se RTSH-ja gëzonte të drejtën televizive për Lojërat Olimpike “Rio 2016”, nisën transmetimet paralele në tre kanale televizive të transmetuesit publik shqiptar dhe Lojërat Olimpike janë transmetuar për herë të parë në Shqipëri në 3 kanale të pavarura nga njëri-tjetri, TVSH, TVSH 2 dhe RTSH Sport. Transmetimi i “Rio 2016” ishte suksesi i parë i kanalit dedikuar sportit, jo vetëm në mbulimin e Olimpiadës me thuajse 300 orë transmetim me komentin shqip, por edhe duke vlerësuar të dhënat e shikueshmërisë në periudhën 5 - 21 gusht, ku RTSH Sport  ishte ndër kanalet televizive më të ndjekura.

Në shtator të vitit 2016 RTSH Sport nis transmetimet e pavarura nga kanali i parë TVSH. Fillimisht me programacion të reduktuar për shak të stafit të kufizuar (punonin vetëm 4 gazetarë), duke transmetuar vetëm emisione sportive dhe aktivitete sportive si: “Rubrika Sportive”, “E Hëna Sportive”, “Përtej futbollit”, “Pasi i fundit”, “Studio Europa League” etj,  por me ndryshimet strukturore të transmetuesit publik në janar të vitit 2017, RTSH Sport nisi transmetimin si një kanal i mirëfilltë televiziv. Në 6 Mars të vitit 2017 nisi transmetimet edicioni i parë i lajmeve në RTSH Sport. Edicionet e lajmeve zgjasnin 30 minuta dhe stafi i gazetarëve filloi të plotësohej me emra të rinj. Edicionet informative sportive transmetoheshin në 5 fasha të ndryshme oraresh duke sjellë kryesisht lajmet sportive të vendit, por pa lënë jashtë vëmendjes edhe aktivitetet e rëndësishme ndërkombëtare.  

Shumë shpejt RTSH Sport bëhet partneri mediatik i sportit kombëtar, duke transmetuar edhe sporte që ishin harruar që kishin aktivitet, e jo më të shfaqeshin në ekran. Kampionati Botëror i Aeronautikës zhvilluar në Vlorë dhe Kampionati Botëror i Dansit Sportiv zhvilluar në Tiranë ishin disa prej aktiviteteve të para që RTSH Sport është përgëzuar edhe nga Federatat Ndërkombëtare për mbulimin mediatik të këtyre aktiviteteve. Ndërkohë që në RTSH Sport filluan të transmetohen aktivitetet kombëtare të lojërave me dorë, duke dhënë të paktën një ndeshje çdo javë nga kampionatet e basketbollit dhe volejbollit.

RTSH Sport nuk ka lënë jashtë vëmendjes edhe sportet e tjera, duke transmetuar Kampionatet Kombëtare të Peshëngritjes, Mundjes, Boksit, Futbollit, apo edhe ka mbuluar mediatikisht rrethin çiklistik të Shqipërisë për shumë vite resht.

Deri në vitin 2018, RTSH Sport kishte të drejtën televizive edhe për të transmetuar një ndeshje në javë të Kategorisë Superiore të futbollit, por që prej atij viti, pas një tenderi abuziv të FSHF-së (Publikuar si shkelje edhe nga Autoriteti i Konkurencës vite më vonë), RTSH Sport transmeton vetëm Kategorinë e parë të futbollit, dhe ndeshjet më të forta të Kategorisë Superiore të moshave, të futbollit të femrave, apo finalet e Kupave të Shqipërisë.

RTSH Sport është kthyer në vitet në vazhdim një faktor i rëndësishëm në tregun mediatik, sa i përket të drejtave televizive sportive, duke pasur një buqetë “premium sport”.

Botërori “Rusi 2018” ishte një sukses i padiskutueshëm për RTSH Sport, sepse stafi i ri i kanalit përballoi një eveniment të madh radio televiziv, duke prodhuar dhe transmetuar me sukses 3 emisione çdo ditë në ekran dhe 2 emisione përditë radiofonikë duke trajtuar në mënyrën e duhur aktivitetin më të madh futbollistik në Botë. “Sot në Botëror”, “Studio Rusi 2018” dhe “Magjia 21” kapën majat e shikueshmërisë sipas të dhënave të “Telemetrix”, ndërkohë që për herë të parë RTSH e transmetoi e vetme një Botëror futbolli. Vetëm gjatë periudhës qershor - korrik 2018, përdoruesit e Aplikacionit “RTSH Tani” janë 50-fishuar…

Lojërat Olimpike “Rio 2016” ishin një risi më vete për RTSH Sport. Për herë të parë në historinë e transmetimeve televizive shqiptare, Olimpiada transmetohej në tre kanale televizive të dedikuara, të pavarura nga njëra tjetra dhe me komentin shqip. Trajtimi i Lojërave Olimpike Dimërore 2018 ishte me të njëjtin standart, ndërkohë që në Tokyo 2020 (të cilat në fakt u zhvilluan në 2021), u dedikuan 4 kanale njëkohësisht me koment shqip dhe me sporte të pavarura nga njëra tjetra.  Transmetimi i Lojërave Olimpike verore, me 4 kanale njëkohësisht LIVE në një transmetues publik, është unik në Evropë…

Sa i përket historikut të të drejtave televizive të futbollit elitar të UEFA-s, RTSH Sport pasi gëzoi për 6 vite resht UEFA Europa League, ka fituar të drejtën televizive për një ndeshje në javë për UEFA Champions League për sezonet 2021- 2024. Shumë pak media publike në Evropë kanë të drejtën e transmetimit të një ndeshje në javë nga eventi më i rëndësishëm për klube në kontinent.

Struktura Programore e RTSH Sport[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

RTSH Sport HD është kanal i rrjetit digjital të Radio Televizion Shqiptar, dedikuar 24 orë ngjarjeve sportive. Një kanal i menduar për të gjithë sportdashësit, që sjell për ta një shumëllojshmëri sportesh, nga vendi dhe bota, me një trajtim të specializuar, me informacione të detajuara dhe emisione të dedikuara.

Sporti është jetë. Me këtë moto RTSH Sport HD synon t’i japë jetë dëshirës së kujto për të marr frymëzimin e duhur dhe për të jetuar shëndetshëm. Më së shumti fëmijët dhe të rinjtë do të gjejnë stimujt e duhur për ta pasur sportin pjesë të rëndësishme të jetës së tyre. Dihet tashmë se një përqindje shumë e vogël e sportit të ushtruar në botë e zë ai profesionist, i cili më së shumti shërben si frymëzim për gjithë pjesën tjetër. Misioni i RTSH Sport HD është që nëpërmjet transmetimeve të tij të sjell sa më shumë sport, sa më afër publikut të gjerë.

Struktura programore e RTSH Sport HD është e fokusuar në ngjarjet sportive të drejtpërdrejta dhe për këtë arsye programi ditor pëson ndryshime në varësi të kalendarëve të ndryshëm të ngjarjeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Emisionet në RTSH Sport[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rubrika Sportive[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Emisioni më jetë-gjatë sportiv në Shqipëri. Ka nisur të transmetohet që në vitin 1971. Tashmë është me një format dhe një fokus të përcaktuar, Kategoria Superiore dhe ngjarjet më të mëdha sportive janë pjesë e këtij emisioni çdo fundjavë në mbrëmje. Autor: Pano Xhixho. Moderatore: Hygerta Sako

E Hëna Sportive[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Emision që i dedikohet Kategorisë së parë të futbollit dhe ngjarjeve më të mëdha sportive nga vendi. Futbolli nuk luhet vetëm në Kategorinë Superiore, madje në Kategorinë e parë janë më shumë qytete që janë pjesë, prandaj ky është emisioni i vetëm që i dedikohet kësaj kategorie. Në drejtimin e Alban Hasanit dhe me prezencën e Saimir Demit.

Studio Gol[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Emisioni dedikuar kampionateve më të rëndësishme evropiane të futbollit. Transmetohet ditën e martë pasdite dhe është i vetmi emision në televizionet pa pagesë që jep golat dhe gjithçka ka ndodhur në Spanjë, Itali, Gjermani, Angli etj. Përmbledhje e javës me golat e të gjitha ndeshjeve me rubrika të veçantë të përgatitura duke nënvizuar elementët më të rëndësishëm të prodhuar nga fundjava futbollistike evropiane. Në drejtimin e gazetarit Kristo Thoma dhe me prezencën e specialistëve dhe gazetarëve çdo javë në studio.

24 Sekonda[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një emision që i dedikohet basketbollit. Për herë të parë në Shqipëri ka një emision të dedikuar për basketbollin shqiptar, për atë që ndodh çdo javë në parket si për meshkuj ashtu edhe për femra. Komuniteti i Basketbollit ka tashmë një dritare mediatike të përjavshme. Emisioni transmetohet ditët e mërkura në mbrëmje. Në drejtimin e emisionit të basketbollit është gazetari Henri Moja.

Shtëpia e Motorëve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një emision që i dedikohet sporteve motorike. Ditëve të premte në RTSH Sport flitet për Moto Gp dhe Formula 1, duke qënë pragu i garave të fundjavës. Të rejat më të fundit nga “skuderitë” si për motorra ashtu edhe për garat e Formula 1, vijnë nëpërmjet gazetarëve dhe komentatorëve të RTSH Sportit për sportet e shpejtësisë; Andrea Kushi, Sokol Gjoshi dhe Erti Kristo.

Ëndërr Kuq e Zi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Emision shoqërues i ndeshjeve zyrtare dhe miqësore, të ekipit kombëtar të futbollit. Kronika, analiza gazetarësh dhe specialistësh futbolli, komente, intervista protagonistësh, për të afruar publikun sa më pranë ekipit tonë kombëtar.Emision që zbulon në detaje aventurën e Kombëtares së futbollit, lidhet me çdo kënd të stadiumit ku luhet ndeshja dhe sjell në ekran që nga figurat më të shquara të futbollit shqiptar, dhe deri tek lojtarët dhe aktorët e momentit.

Organograma[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

RTSH Sport përbëhet nga disa sektorë:

  • Lajmet dhe Faqja elektronike
  • Programet dhe komentet
  • Sektori i dokumentarëve
  • Administrata

Në krye të kanalit është Kryedaktori i RTSH Sport. Që prej formimit, në krye të RTSH Sport, si kryeredaktor kanali ka punuar z. Pano Xhixho. Në krye të sektorit të lajmeve dhe faqes elektronike është z. Saimir Demi. Si redaktor i programacionit në RTSH Sport është Andrea Kushi, ndërkohë që tek dokumentarët dhe programet janë gazetarë dhe komentatorë të njohur si: Hygerta Sako, Dëfrim Methasani, Kristo Thoma, Alban Hasani etj.

Transmetimi i RTSH Sport[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në platformën digjitale të transmetuesit publik RTSH Sport listohet në numrin 4, ndërkohë që ai mund të ndiqet në 90% të territorit të vendit tonë nëpërmjet shtrirjes së sinjalit. RTSH Sport nuk mund të transmetoj në satelit, për shkak se ka shumë të drejta televizive sportive pa pagesë dhe ndërhyn në territore për të cilat nuk i gëzon këto të drejta. 

Të drejtat televizive të RTSH Sport[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Kampionati Kombëtar i Futbollit Kategoria e parë
  • Kampionati Kombëtar i futbolit, Kategoria Superiore U 19
  • Kampionati Kombëtar i futbolit, Kategoria Superiore U 17
  • Kampionati Kombëtar i futbolit, Kategoria Superiore / Femra
  • Kupa e Shqipërisë U 19, U 17, Femra
  • Kampionati Kombëtar i Basketbollit (meshkuj / femra)
  • Kupa e Shqipërisë në Basketboll (meshkuj / femra)
  • Kampionati Kombëtar i Volejbollit (meshkuj / femra)
  • Kupa e Shqipërisë në Volejboll (meshkuj / femra)
  • Kampionati Kombëtar i Peshëngritjes (meshkuj / femra)
  • Kupa e Shqipërisë në Peshëngritje
  • Kampionati Kombëtar i Mundjes
  • Kampionati Kombëtar i Boksit
  • Rrethi Çiklistik i Shqipërisë

Ekipi Kombëtar i Futbollit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Ndeshjet e ekipit A përfaqësues të Futbollit
  • UEFA Nations League, UEFA European Qualifiers
  • UEFA European Qualifiers for World Cup
  • Equal Game (takimet miqësore)
  • Ndeshjet e ekipit A përfaqësues të Futbollit të femrave
  • Ndeshjet e ekipit U 21 përfaqësues të Futbollit, (ndeshjet që luhen në Shqipëri)
  • Ndeshjet e ekipit U 19 përfaqësues të Futbollit (M/F) (ndeshjet që luhen në Shqipëri)
  • Ndeshjet e ekipit U 17 përfaqësues të Futbollit (M/F) (ndeshjet që luhen në Shqipëri)
  • Ndeshjet e Ekipeve A përfaqësues të Basketbollit, meshkuj dhe femra (ndeshjet që luhen në Shqipëri)
  • Ndeshjet e Ekipeve A përfaqësues të Volejbollit, meshkuj dhe femra (ndeshjet që luhen në Shqipëri)

Ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Futboll[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • FIFA World Cup 2022
  • FIFA World Cup Women
  • FIFA Club World Cup
  • FIFA U-20 Women's World Cup
  • FIFA U-17 Women's World Cup
  • FIFA U-20 World Cup
  • FIFA U-17 World Cup
  • FIFA Confederation Cup
  • FIFA Futsal World Cup
  • FIFA Best Awards
  • Conmebol World Cup Qualifiers (Kualifikueset e Amerikës Latine)
  • UEFA Euro 2020
  • UEFA Nations League (Ndeshjet e Shqipërisë)
  • UEFA European Qualifiers (Ndeshjet e Shqipërisë)
  • UEFA Champions League
  • UEFA Super Cup
  • UEFA U-21 Championship
  • UEFA Women Euro Championship
  • UEFA Women U-19 Championship
  • UEFA Women U-17 Championship
  • DFB Cup (Kupa e Gjermanisë)
  • Copa del Rey (Kupa e Spanjës)
  • EFL Cup (Kupa e Anglisë)

Moto Sport[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • FORMULA 1
  • MOTOGP

Basketboll[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Euroleague
  • FIBA World Championship (M/F)
  • FIBA European Championship (M/F)

Lojërat Olimpike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Tokyo 2020
  • Beijing 2022

Tenis[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Roland Garros
  • Wimbledon

Not[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • FINA Swimming World Cup
  • European Swimming Championship 

Atletikë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • European Athletics Championship
  • World Athletics Championship

Peshëngritje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • European Weightlifting Championship
  • World Weightlifting Championship

Gjimnastikë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • World Artistic Gymnastics Championship
  • European Artistic Gymnastics Championship

WWE[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Smackdown
  • Raw

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]