Rupert Neudeck
Ky artikull ka nevojë për më shumë lidhje në artikuj të tjerë për të ndihmuar integrimin e tyre në enciklopedi.(qershor 2016) |
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Rupert Neudeck (14 Maj 1939 - 31 Maj 2016) gazetar dhe humanist gjerman.
Rupert Neudeck u lind në qytetin Danzig (sot qyteti Gdansk në Poloni). Pas shkollimit fillor dhe atij të mesëm, Neudeck studioi fillimisht për drejtësi, pastaj studioi edhe teologji, filozofi, gjermanistikë dhe sociologji. Studimet i kreu në qytetet si Bon, Munster dhe Salzburg. Rupert Neudeck doktoroi në filozofi me temën, "Etika politike e Jean Paul Sartrit dhe Albert Camy." Në vitin 1979, u takua në Paris, me filozofin francez me prejardhje hebreje, Andre Glucksmani, takim ky i cili la ndikime të mëdha në jetën dhe aktivitetin e Neudeckut. Menjëherë pas kthimit në Gjermani, Neudeck themeloi Komitetin gjerman me emër "Një anije për Vietnamin" i cili komitet në vitin 1982 riemërohet me emrin "Cap Anamur". Ky komitet në krye me Rupert Neudeckun, u angazhua në një varg të vatrave të krizës nëpër vende të ndryshme të botës. "Cap Anamur" në krye me Rupert Neudeck, ka qenë aktive edhe në kohën e Luftës së Kosovës 1998 - 1999. Edhe pas Luftës në fjalë, kjo organizatë e ka vazhduar aktivitetin e saj në Kosovë, duke ndihmuar ndërtimin e 6000 shtëpive dhe 7 objekteve shkollore. Në shenjë nderimi dhe respekti për kontributin e tij dhënë Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, Presidentja Atifete Jahjaga, në shkurt të vitit 2016, e ka nderuar humanistin e madh, Rupert Neudeck, me Medaljen Humanitare "Nënë Tereza."[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Lamtumirë Rupert Neudeck Arkivuar 3 qershor 2016 tek Wayback Machine 1.06.2016.