Rusenica

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Rusenica
ShtetiKosova Kosova
KomunaSuharekë
Sipërfaqja300 ha
Krijimi1955

Rusenica është vendbanim i rrëqebullit ballkanik (Lynx lynx balcanicus), i cili është lloj i rrallë dhe i rrezikuar. Gjendet në brendi të Parkut Kombëtar “Sharri”, në Komunën e Suharekës, dhe është Rezervat i Mbrojtur i Natyrës me sipërfaqe të mbrojtur 300 ha. Rezervati është shpallë në vitin 1955, me qëllim të mbrojtjes së vendbanimit të rrëqebullit. Rusenica karakterizohet me shkëmbinjtë gëlqerore dhe dy bashkësi pyjore: pyjet e ahut dhe bredhit (Abieti-Fagetum) dhe pyjet e ulëta të mëllezës dhe frashrit të zi (Orno-Ostryio carpinetum). Ky lokacion është i rëndësishëm edhe nga aspekti floristik, ku nga llojet e tjera bimore duhet veçuar praninë e llojeve endemike: burnumullera (Burnmullera dieckii), panja e maleve (Acer heldreichii), etj.[1]

Burimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "RAPORT PËR GJENDJEN E NATYRËS 2010 - 2014" (PDF). ammk-rks.net. Prishtinë: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPESINOR. 2015. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 10 shtator 2016. Marrë më 1 qershor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)