S-box
Në kriptografi, një S-Box (Kuti e zëvendësimit (ang. Substitution-box)) është një komponent bazike e algoritmeve simetrike të cilat përdorin zëvendësimin. Në blloqet kriptuese, S-box zakonisht përdoren për të fshehur lidhjen në mes të çelësit dhe tekstit të kriptuar. Në përgjithësi, një S-Box merr disa numra në hyrje në formë të bitave (m) dhe i transformon ato në disa numra dalës (n), ku n nuk është e thënë të jetë e barabartë me m. Një m×n S-Box mund të implementohet si tabelë me 2m fjalë për n bita secila. Tabelat fikse normalisht përdoren, sikur në rastin e Data Encryption Standard (DES), por në disa lloje të kriptimit tabelat gjenerohen në mënyrë dinamike nga celësi.
Një shembull i mirë për tabelat fikse është 6×4-bit S-Box nga DES (S5):
S5 | 4 bitat në hyrje | ||||||||||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
0000 | 0001 | 0010 | 0011 | 0100 | 0101 | 0110 | 0111 | 1000 | 1001 | 1010 | 1011 | 1100 | 1101 | 1110 | 1111 | ||
Bitat e jashtëm | 00 | 0010 | 1100 | 0100 | 0001 | 0111 | 1010 | 1011 | 0110 | 1000 | 0101 | 0011 | 1111 | 1101 | 0000 | 1110 | 1001 |
01 | 1110 | 1011 | 0010 | 1100 | 0100 | 0111 | 1101 | 0001 | 0101 | 0000 | 1111 | 1010 | 0011 | 1001 | 1000 | 0110 | |
10 | 0100 | 0010 | 0001 | 1011 | 1010 | 1101 | 0111 | 1000 | 1111 | 1001 | 1100 | 0101 | 0110 | 0011 | 0000 | 1110 | |
11 | 1011 | 1000 | 1100 | 0111 | 0001 | 1110 | 0010 | 1101 | 0110 | 1111 | 0000 | 1001 | 1010 | 0100 | 0101 | 0011 |
Në hyrje jepen 6 bita, ndërsa dalja 4 bitëshe gjendet duke zgjedhur rreshtin nga 2 bitat e jashtëm (biti i parë dhe i fundit), dhe kolona zgjedhet duke marrë 4 bitat e brendshëm. Për shembull, hyrja "011011" ka bitat e jashtëm "01" dhe bitat e brendshëm "1101"; dalja korresponduese do të jetë "1001". Është bërë një kërkim i madh në dizajnimin sa më të mirë të S-box-ave, dhe më shumë është kuptuar në përdorimin e blloqeve kriptuese kur DES është realizuar.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "The Data Encryption Standard (DES) and its strength against attacks" (PDF). IBM Journal of Research and Development. 38 (3): 243–250. 1994.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Applied Cryptography, Second Edition. John Wiley & Sons. 1996. fq. 296–298, 349. ISBN 0-471-11709-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)