SQ3R
Appearance
(Përcjellë nga SQRRR)
SQ3R ose SQRRR është një akronim i cili shpreh një teknikë të mësuarit të suksesshëm. Akronimi është formuar nga shkronjat e para të pesë fjalëve në gjuhën angleze: Survey (vështrimi), Question (pyetja), Reading (leximi), Repeat (përsëritja) dhe Review (rishikimi). Teknika u prezantua nga Francis P. Robinson, një filozof amerikan i arsimit, në librin e tij me titull Effective Study (Studimi Efektiv) botuar në vitin 1946. [1] [2] [3]
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pesë hapat e kësaj teknike janë:
- S - Survey (Vështrimi) - Hapi i parë i kësaj teknike është të hulumtohet kapitulli. Hulumtimi në këtë rast do të thotë të vëzhgosh paraqitjen e materialit mësimor dhe të marrësh një ide se si është ndërtuar. Përfundoni kapitullin dhe vëzhgoni titujt dhe titrat, hidhni një sy në grafikë dhe bëni një shënim mendor të paraqitjes së përgjithshme.
- Q - Question (Pyetja) - Në këtë hap përqendrohemi te pyetjet që adresojnë titujt dhe nëntitujt e kapitullit, idetë themelore dhe/ose fjalët me shkronja të zeza apo italike. Çdo të thotë titulli? Cilat janë pikat kryesore të kapitullit? Çdo të thotë kjo fjalë? Këto dhe pyetje tjera të ngjashme lidhur me kapitullin bëhen ndërsa i hidhni një sy të shpejtë.
- R - Reading (Leximi) - Kur të keni një ide në mendjen tuaj, mund të filloni të lexoni për një kuptim më të thellë. Filloni duke lexuar kapitullin, por ndaloni dhe shkruani pyetje shtesë për veten tuaj. Ndonjëherë gjërat kanë kuptim më të përsosur ndërsa lexojmë, por jo edhe më vonë, ndërsa përpiqemi t'i rikujtojmë.
- R - Repeat (Përsëritja) - Kur të arrini fundin e një pasazhi apo seksioni të veçantë, pyetni veten përsëri me pyetjet që keni shkruar. A e njihni materialin mjaft mirë për t'iu përgjigjur pyetjeve tuaja? Kjo është një etapë e mirë për të rilexuar dhe për t'iu përgjigjur vetes me zë të lartë dhe kuptohet që mund të jetë një strategji e mirë e mësimit sidomos për nxënësit.
- R - Review (Rishikimi) - Për rezultate më të mira, hapi i fundit i rishikimit të teknikës SQ3R duhet të bëhet një ditë pas hapave të tjerë. Kthehuni prapa për të shqyrtuar pyetjet tuaja dhe shihni nëse mund t'u përgjigjeni me lehtësi të gjitha pyetjeve.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Robinson, Francis Pleasant (1978). Effective Study (bot. 6th). New York: Harper & Row. ISBN 978-0-06-045521-7.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Gunning, T.G. (2002). Creating Literacy Instruction for All Children (bot. 4th). Allyn & Bacon. ISBN 978-0-205-35539-6.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Reading Course Textbooks". Office of Academic Support & Counseling. Arkivuar nga origjinali më 30 shtator 2020. Marrë më 19 shkurt 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)