Saba

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Saba (Arabisht: سبأ) ishte mbretëri i cili përmendet në Biblën hebrenje (Testamenti i Vjetër) dhe Kuran. Pamja e mbretërisë biblike e Sabës ishte civilizimi i lashtë në Arabinë Jugore. Israel Finkelstein dhe Neil Asher Silberman kanë shkruar se: "Mbretëria e Sabës ka filluar të shfaqen që nga shekulli i tetë e më tej".

Sipas Biblës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dy emra Sheba dhe Saba janë përmendur shumë herë në Biblë hebrenje me gjenealogji të ndryshme. Për shembull në gjeneratat e Nuhit (Noah), Saba së bashku me Dedan, rradhiten si pasardhësit e birit të Nuhit Hamit. Më vonë në Zanafila, Sheba dhe Dedan rradhiten si emra te birit të Jokshanit, birit të Abrahamit. Një tjetër Sheba rradhitet si biri i Joktanit.

Sipas Kuranit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kur'an, Saba përmendet me emër në 27:22. Në pjesë ku flitet për vizitën e mbretëreshës së Sabës tek mbreti Sulejman është në 27:20-44. Dijetarë muslimanë, përfshirë, Ibn Kethiri, në lidhje me njerëzit e Sabës ishin arabë nga Arabia Jugore.