Jump to content

Sabina Altynbekova

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sabina Abayevna Altynbekova (Kazakisht: Сабина Абайқызы Алтынбекова; lindi 5 nëntor 1996) është volejbolliste kazake. Në vitin 2014, ajo morri një mundësi për ta përfaqësuar vendin e saj, Kazakistanin në Kampionatin e Volejbollit Aziatike për Femra.

Për shkak talentit të saj në volejboll dhe bukurisë, ajo u bë e ndjeshme në internet për një kohë të shkurtë. Çdokush kanë folur dhe menduar se si një vajzë kaq e bukur mund të luaj volejboll. Në vend se të mendojnë për të si modele dhe e krahasojnë me aktoret dhe modele të ndryshme. Ajo ka qenë tërheqëse për shumë shikuesë të kombëtares së volejbollit në vitin 2014. Për fat të keq, skuadra e saj nuk kanë mundur ta sigurojnë një pozitë në kampionatë edhe pse përfunduan në vendin e 7-të e cila ka qenë zhgënjim për shikuesit.

Sabina rrallë merr mundësi për të luajtur në ndeshje. Trajneri i saj ankohet për audiencën që sillen sikur të ishte vetëm një lojtarë në skuadër. Ajo poashtu ka marrë kritika të ndryshme për bukurinë e saj se si mund të luaj volejboll. Përveç angazhimit të saj në voljeboll, ajo është figurë e njohur në vendin e saj. Në çdo lojë, trajneri ka vërejtur reagimet e shikuesve ndaj bukurisë së saj. Sipas tij ai e gjen të vështirë me shikuesit se si janë më shumë të përqendruar në bukurinë e saj sesa në lojë.

Ka pasur thashetheme sa i përket martesës e cila kjo i befason shumë tifozë së saj. Si sportiste ajo mendon se fokusi i saj kryesor është në volejboll kështu që ajo i ka mohuar thashethemet për këtë çështje.

Ajo ka mijëra ndjekës në rrjetet sociale. Ndjekës prej Kinës, Vietnamit, Tajvanit, Koresë së Jugore, Malajzisë dhe Filipinesë duke komentuar në llogarinë e saj të rrjeteve sociale.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]