Sabrie Spahiu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Sabrie Spahiu u lind më 30 prill 1960Mitrovicë. Nivelin e ulët të shkollës së baletit e mbaroi në vendlindje, ndërsa në vitin 1978 diplomoi në Qendrën e Baletit dhe Operës në Shkup – me temën : "Vallëzimi i karakterit botërorë dhe vallëzimi historik" në klasën e prof. Elizabeta Kushevska. Në vitin 1979 punësohet në Teatrin Popullor Krahinor të Prishtinës, gjegjësisht në Trupën e Ansamblit të Baletit, si anëtare e rregullt dhe merr pjesë në shumë shfaqje, drama, pjesë kamertale në role të ndryshme që atëbotë shfaqeshin në skenën e Teatrit të Prishtinës. Prej vitit 1980 ka punuar, balerinë në teatrin kombëtar të Kosovës. Gjatë kësaj kohë ka luajtur në shumë balete, por rolet më të preferuara ishin rolet për fëmijë, si, Bukuroshja e fjetur, Xhoni në Peter Pan, Princesha dhe katër kavalierë - nga Çajkovski.