Jump to content

Sadik Krasniqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Sadik Krasniqi (24.05.1961). Lindi në fshatin LlukarPrishtinës. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, ndërsa shkollën e mesme si dhe studimet i ka kryer në Prishtinë. Është diplomuar në degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Pas studimeve ka punuar si arsimtar i Gjuhës Shqipe në fshatin e lindjes deri sa ka emigruar në Gjermani.

Me shkrime është marr si student dhe krijimet e tij janë botuar pothuaj në të gjitha gazetat dhe revistat e kohës. Ka botuar poezi, tregime si dhe vështrime kritike.

Sadik Krasniqi (2018)

Poezitë e Sadik Krasniqit janë shpërblyer nëpër konkurse letrare, janë përfshi në antologji si dhe është e përkthyer edhe në gjuhën frënge.

Sadik Krasniqi jeton në Hesia, Gjenrmani.

  • „OFSHAMË NË URNË“, poezi, botoi Shtëpia Botuese „FAIK KONICA“, Prishtinë 2008.