Jump to content

Saksonia Anhalt

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Flamuri zyrtar
Flamuri shtetëror Emblema
Statistika
Kryeqyteti: Magdeburg
Hapësira: 20.454.000 km²
Banorë: 2.337.000 (nëntori 2010)
Dendësija e popullsisë: 116 Banorë në km²
Website: Sachsen Anhalt Arkivuar 19 korrik 2011 tek Wayback Machine
ISO 3166-2: DE-ST
Politika
Kryeministri: Reiner Haseloff (CDU)
Partia në pushtet: CDU dhe SPD (24.prill.2006)
Harta

Sachsen-Anhalt sqt. Zaksen Anhalt është republikë në Republikën Federale e Gjermanisë. Kryeqyteti i saj është Magdeburg. Kufizohet me Niedersachsen, Brandenburg, Sachsen dhe Thüringen. Landi i Zaksen Anhaltit (Sachsen-Anhalt) ndodhet në qendër të Gjermanisë. Në formën e tij të sotme ai është shumë i ri, sepse si i tillë ekziston vetëm që prej 1947-ës.

Pesë vjet pas krijimit në kuadër të reformave në RDGJ (DDR) ai u shpërbë në dy qarqe, ai i Hales (Halle) dhe ai i Magdeburgut. Me ribashkimin e Gjermanive më 1990, Zaksen - Anhalt u krijua sërish si një nga pesë landet e reja federative. Në periudhën e RDGJ (DDR) zona midis qyteteve Lojna (Leuna) Shkopau (Schkopau) dhe Biterfeld (Bitterfeld) u quajt si trekëndëshi kimik. 120000 njerëz punonin këtu. Me ndryshimin e sistemit shumë ndërmarrje u mbyllën për shkak të mungesës së rentabilitetit. Zaksen Anhalt është duke e marrë ngadalë veten nga kjo goditje. I njohur Zaksen Anhalti është veçanërisht si zonë ku ka pasur ndikim reformatori i madh i Martin Luther, i cili në vitin 1517 ngjiti 95 tezat e tij në portën kryesore të kishës Schlosskirche në Vitenberg (ëittenberg). Qyteti 1000 vjeçar Hale (Halle an der Saale) është me 235 000 banorë qyteti më i madh i landit. Megjithatë kryeqytet i landit dhe seli e qeverisë është Magdeburgu.

Demografia dhe territori

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Popullsia : 2,44 milion
  • Sipërfaqja : 20.446 km²
  • Kryeqyteti : Magdeburg
  • Data e themelimit : 3 tetor 1990
  • Sektorë të rëndësishëm të ekonomisë : Kimia, industria e makinave
  • Faqja zyrtare e internetit : www.sachsen-anhalt.de

Në këtë land papunësia është me 16 %, sa dyfishi i papunësisë në rrang federate. Megjithatë edhe këtu kanë filluar ndryshimet strukturore. Sektorët si ai i industrisë kimike, i ndërtimit të makinave, dhe i prodhimit të lëndëve ushqimore, por edhe të sektorit të shërbimeve dhe teknologjive të reja si ajo e teknikës diellore janë duke u zhvilluar. Edhe sipërmarrësit e huaj janë duke investuar gjithnjë e më shumë.